Mallakastër, kërcënohet dhe goditet kreu i Partisë Socialiste
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryetari i Partisë Socialiste të Mallakastrës është kërcënuar dhe goditur mesditën e djeshme. Pajtim Ismaili ka bërë dje një denoncim në polici, duke deklaruar se është dhunuar nga mbështetës të Partisë Demokratike dhe ngjarja kishte ndodhur pas zhvillimit të protestave të Partisë Socialiste në Mallakastër.
Reagimi i Ismailit
Menjëherë pas ngjarjes, kreu i Partisë Socialiste në rrethin e Mallakastrës, Pajtim Ismaili ka deklaruar se sulmi ndaj tij është bërë vetëm për qëllime politike. Sipas tij, dy personat, njëri i PD dhe tjetri i LSI-së kanë tentuar dy ditë më parë të prishin mitingun e banorëve në Fratan të Fierit, por pa ia arritur qëllimit. Ndërsa një ditë më pas deklaron Ismaili, erdhën dhe më goditën mua. “Dhunimi im është politik, është rrjedhojë e protestës që zhvilloi Partia Socialiste në komunën Fratar. Protesta u bë për kushtet e vështira që po kalon e gjithë zona e Fratarit. Në mes të mitingut futen në turmë të dy këta personat që ishin sot për të prishur mitingun. Sado që morëm masa për të mos i lejuar të prishnin mitingun dhe i nxorëm nga turma. Ndërsa sot këta persona erdhën edhe më kërcënuan duke edhe më goditur” – deklaron dje kreu i PS-së në Mallakastër. Duke denoncuar sulmin politik, Pajtim Ismaili tregon se i njeh mirë personat që e kanë kërcënuar dhe më pas goditur. “Të dy personat unë i njoh shumë mirë dhe njëri prej tyre është edhe nënkryetar i LSI-së, Gentian Dervishi dhe tjetri është Besnik Murati kryetar i Partisë Demokratike të fshatit Kutë” – thekson ai.
Deklarata e Pirro Lutajt
Menjëherë pas ngjarjes ka reaguar dhe deputetit socialist Pirro Lutaj, që në emër të PS-së dënon sulmin. “Sot, në një reagim të shëmtuar e primitiv të Partisë Demokratike ndaj protestës së banorëve të komunës Fratar, Kryetari i Partisë Socialiste për Mallakastrën Pajtim Ismaili është kërcënuar e më pas goditur nga Besnik Murati dhe Gentian Dervishi, të dy këta njerëz të nxitur nga kryetarja e komunës Fratar, Sabire Hoxha” deklaroi Lutaj, i cili bë ri të ditur se për këtë rast është bërë denoncim në policinë e Mallakastrës. Deputet i qarkut të Fierit, Pirro Lutaj i bëri thirrje PD-së dhe Sali Berishës të distancohen nga këto akte jo demokratike, që kërkojnë ti mbyllin gojën opozitës dhe nuk ka lënë pa përmendur edhe këtu përjashtimet nga parlamenti të deputetëve të Partisë Socialiste, si dhe vrasjen e deputetit Xhindi.
Ky lajm është publikuar: 11/04/2010