E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli mesazh grave biznesmene: Kuvendi i hapur për të gjitha ju.

 

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli mesazh grave biznesmene: Kuvendi i hapur për të gjitha ju.
 
 
Fjala e Kryetares së Kuvendit,Jozefina Topalli në takimin me gratë biznesmene së bashku me Dhomën amerikane të tregëtisë.
 
 
Unë jam shumë e kënaqur që, së bashku me Dhomën Amerikane të Tregëtisë,  kemi marrë këtë iniCiativë për këtë takim me gra të biznesit, gra lidere  në bizneset e tyre.
 
 
Unë kam pasur  takime të ndryshme me gra, me mësuese, profesoresha, doktoresha, pedagoge, zonja të thjeshta, që merren me rritjen e fëmijëve të tyre, e shumë të tjera. Mendoj që këto takime ti vazhdojmë edhe në të ardhmen, ndaj vendosa që këtë vit të ri ta filloja me gra lidere, në fusha të ndryshme të jetës.
 
Jam e bindur se, nëse dikush lind lider ajo është vetëm grua.
Janë lidere të fëmijëve, të familjeve të tyre, janë lidere kudo që ato ushtrojnë profesionin e tyre. Ato  janë të suksesshme.Janë të suksesshme në modë, në arsim, në biznes, në drejtimin e shkollave private, të universiteteve private.
 
Ky është një rast i mirë që nga ky takim i historive të suksesit të secilës prej grave, në profesionet e tyre të japim mesazhe për çdo grua që mund të bëhet si ju.
 
Gjitmonë kam besuar se nuk ka nevojë të kesh një cilësi të veçantë, mjafton të kesh forcë të madhe, besim, dëshirë dhe shumë punë dhe çdo gjë arrihet.
Aq më tepër për brezin e ri të vajzave tona, të cilat janë të lira sepse kanë lindur në liri. Dhe kur je i lirë mund të realizosh çdo gjë.
 
Ky Kuvend, gjatë këtyre viteve në fakt është transformuar në konceptin e tij dhe është hapur për të gjithë. Në seanacat plenare unë çdo ditë ftoj studentë, fëmijë gjimnazistë, të cilët ulen në karriget e deputetëve, ministrave, Kryeministrit dhe ata ndihen shumë të lirë. Nuk ka ndodhur më parë dhe, kur u them se kjo është shtëpia e tyre u duket si çudi.
Ky Kuvend, u them, normalisht është vendi juaj. Ne jemi këtu në parlament sepse prindërit tuaj kanë votuar që deputetë të majtë, apo të djathtë të zenë këto karrige, ju përfaqësojnë ju dhe interesat tuaja dhe tw famijeve tuaj. Më pas ata çlirohen dhe pyesin për çdo gjë; janë politikanët më të jashtëzakonshëm.
 
Dinë gjithçka që ndodh në politikë, dinë për reformat në fushën fiskale, flasin për uljen e taksave, flasin për infrastrukturën e ndryshuar dhe të përmirësuar, për një Shqipëri që është krejt ndryshe në mentalitet, në perspektivën e saj të integrimit, në mundësitë dhe shanset që ne të gjithë bashkë duam që tu japim fëmijëve tanë.
 
Perspektiva kryesore është e ardhmja e fëmijëve tanë. Fakti që ne dëshirojmë që fëmijët tanë të kenë një  histori suksesi fillon nga ajo që ne bëjmë sot, ju në biznesin tuaj, politika në vendimarrjen e saj, në jetën ekonomike, në jetën sociale,  në perspektivat e integrimit.
 
Ndaj mendoj se ky partneritet, ky bashkëbisedim i hapur, i sinqertë, mes politikës dhe biznesit, vetëm se ndihmon për një perspektivë dhe afrim me biznesin. Si nëna, si gra të suksesshme që jeni në biznes keni një ndjeshmëri të jashtëzakonshme dhe më të madhe se burrat. Unë kur flas për pjesëmarrjen e grave në politikë nuk mendoj se gratë janë më të zonjat se burrat, por ato janë po aq të zonja sa edhe burrat. Në dimë të marrim vendime shumë të rëndësishme, ashtu si edhe burrat.
 
Por ne kemi një ndryshim, kemi njw ndjeshmwri tjetër, sepse kur diskutohet për fëmijët ndjeshmëria e grave është më e madhe. Ndaj kam menduar se gratë në biznes, unë dhe koleget e mia në politikë, do të bëjmë më shumë për ato që kanë nevojë, për fëmijë të braktisur, apo nëna që rrisin të vetme fëmijët.
 
Pra, ky partneritet dhe ky bashkëbisedim i sotëm besoj se do të na ndihmojë të kuptojmë se çfarë mund të bëjmë më shumë, për të ndihmuar  kategori të caktuar njerëzish, që kanë nevojë për mbështetjen tonë.
 
 

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›