Aselborn: Serbia të mos fshihet pas problemit të Kosovës
Luksemburg-Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Zhan Aselborn deklaroi se njohja e pavarësisë së Kosovës dhe pranimi i Serbisë në BE, janë aspekte që "nuk janë të lidhura formalisht". "Pesë anëtare të BE-së nuk e kanë njohur Kosovën. Megjithatë, këto pesë vende bëjnë përjashtim në krahasim me 22 vende të BE-së që e kanë njohur (Kosovën)"-deklaroi Aselborn.
Sipas tij, "ky realitet ka pasoja shumë konkrete në marrëdhëniet ndërmjet qeverive të atyre vendeve dhe qeverisë së Kosovës". Aselborn ka inkurajuar autoritetet e Serbisë që të shikojnë drejt së ardhmes, duke i porositur që të mos fshihen prapa problemit të Kosovës, sepse kjo do të ishte "një hap i gabuar politik", ka thënë shefi i diplomacisë së Luksemburgut për shtypin serb.