Papa Benedikti XVI shpreson për paqe midis kosovarëve dhe serbëve
Vatikan-Papa Benedikti XVI shpreson që në një të ardhme të ketë paqe e pajtim ndërmjet popullsisë së Serbisë dhe të Kosovës. Sipas Radio Vatikanit, në një fjalim adresuar Trupit diplomatik pranë Selisë së Shenjtë, Papa Benedikti mes tjerash kujtoi edhe Ballkanin, e në veçanti Kosovën. "Selia e Shenjtë është e impenjuar për stabilitet në juglindje të Evropës dhe shpreson që të vazhdohet me krijimin e kushteve për një të ardhme në pajtim e paqe ndërmjet popullsisë së Serbisë dhe të Kosovës, duke respektuar minoritetet dhe pa harruar mbrojtjen e trashëgimisë së çmuar për mbarë njerëzimin", është shprehur Papa Benedikti XVI. Qik