Asetet shtetërore të privatizuara me bono, qytetarëve u humbet e drejta e pronësisë
Qeveria ua rikthen bonot e privatizimit qytetarëve duke i përjashtuar nga bashkëpronësia
Ervin KOÇI
Shumë shtetas shqiptarë që figuronin si bashkëaksionerë në ish-ndërmarrje apo asete shtetërore, të cilat janë privatizuar me letra me vlerë vite më parë, shumë shpejt do ta humbin të drejtën e pronësisë në to. Qeveria ka vendosur që ti fshijë ata nga kjo e drejtë, duke ua kthyer sërish letrat me vlerë, të cilat pas kësaj duket se do ta humbasin fare vlerën. Ministria e Financave do të përgatisë udhëzimin për procedurat dhe afatet e rishpërndarjes së bonove të privatizimit. Ligji hyn në fuqi në fund të këtij muaji, pasi është botuar në Fletoren Zyrtare. Mësohet se bonot e privatizimit do t’u rishpërndahen vetëm personave, të cilët e morën këtë të drejtë në vitin 1995. Sipas ekspertëve të Financave, pritet që të bëhet një rivlerësim i gjendjes, në cilat banka janë të shpërndara bonot e privatizimit dhe më konkretisht, sa është vlera në total e tyre. Më pas do të përpilohen rregullat e përbashkëta për rishpërndarjen e tyre tek personat e interesuar. Sipas tyre, nuk do të ketë lëshim të bonove të reja të privatizimit, në formën e parashikuar në ligjin e vitit 1995, por vetëm një rishpërndarje të tyre.
Aktet nënligjore
Dispozita kalimtare e këtij ligji parashikon se do të jetë Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, i cili do të nxjerrë aktet nënligjore për fondet e investimeve. “Me hyrjen në fuqi të këtij ligji të gjitha bonot e privatizimit të investuara në fondet e investimit të krijuara me ligjin e vitit 1995 ‘Për fondet e investimeve’ iu rishpërndahen individëve. Ministri i Financave me udhëzim rregullon procedurat dhe afatet e rishpërndarjes”, - thekson dispozita kalimtare e ligjit. Personat e interesuar do të paraqiten me një dokument identifikimi për të tërhequr letrat me vlerë në bankat përkatëse dhe në mungesë të vetë personit edhe të afërmit e tij mund të tërheqin këto letra me vlerë, duke paraqitur një prokurë të veçantë që i autorizon ata të veprojnë në mungesë të tyre. Në rast të grumbullimit të tyre në një fond të vetëm, qeveria ka vendosur rregulla konkrete për detyrimet që kanë palët. Kjo duke ruajtur si përqindjen e aksionit, ashtu dhe rolin që do të duhet të ketë fondi në administrimin e letrave me vlerë, apo titujve të pronësisë.
Tregu aktual
Në vendin tonë kanë ekzistuar tre fonde investimesh ku qytetarët kanë depozituar letrat e tyre me vlerë kundrejt pagesës dhe më i njohuri mbetet Anglo-Adriatica. Ky fond humbi të drejtën për t’u aktivizuar në privatizime nëpërmjet bonove për shkak se leja e aktivitetit skadoi në vitin 2000, ndërkohë që qeveritë e mëparshme nuk i dhanë të drejtë blerjeve të pronës publike me bono. Aty kanë depozituar bono privatizimi rreth 47 mijë familje dhe me një vlerë rreth 10 miliardë lekë. Por gjithashtu është edhe një numër i konsiderueshëm i të përndjekurve politikë që nuk kanë arritur t’i vënë në përdorim bonot e privatizimit. Ndaj dhe me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, do të nisë rishpërndarja e këtyre letrave me vlerë. Gjithsesi ekspertët theksojnë se rishpërndarja e letrave me vlerë është dhe respektim e së drejtës së gjithsecilit, pasi në këtë mënyrë të gjithë do të marrin atë çfarë u parashikua nga ligji i asaj kohe. Veç letrave me vlerë ky draft krijon dhe mundësinë që të aplikohet dhe bursa e tregtimit të titujve në Tiranë, apo dhe shitblerja e kontrolluar e titujve të pronësisë. Hartuesit e relacionit të këtij ligji theksojnë se fondet e investimeve kolektive kërkojnë një rregullim ligjor të mirë, për t’i dhënë mundësi Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare t’i zhvillojë dhe t’i nxisë këto sipërmarrje të investimeve kolektive. Synimi kryesor është të sigurojë një mbrojtje efektive të interesave të investitorëve, të cilët nxiten nga ofertat e operatorëve të këtyre skemave. Investitorët në këto fonde janë institucionet dhe gjithashtu individë dhe secili prej këtyre grupeve të interesit kanë nevojë për nxitje, për të marrë pjesë në skemat e fondeve kolektive.
BOX//////////////////
Investimet
Investitorët individë zakonisht janë të prirur drejt investimeve afatshkurtra, ndërkohë që investitorët institucionalë janë të prirur të jenë pjesë e strategjive të investimeve afatgjata, në tregun e titujve, pra në bursë, duke ndihmuar kështu në krijimin e tregut të qëndrueshëm. Tregu i kapitalit në vend është i paorientuar. Shkak është bërë mungesa e kuadrit ligjor, i cili ka nisur të plotësohet gjatë dy viteve të fundit, por ende kërkon një plotësim me rregullore të posaçme. Aktualisht hartuesit e ligjeve janë duke plotësuar paketën ligjore me tre projektligje që formojnë kuadrin e plotë të tregut të kapitalit.
Kategoritë
Ekspertët shprehen se nuk do të ketë lëshim të fondeve të reja, por vetëm rishpërndarje për personat, të cilët e morën këtë të drejtë në vitin 1995. Si pasojë e ngjarjeve të asaj kohe, apo daljes së fondeve të ndryshme të investimit, të cilat nuk rezultuan të suksesshme këta persona nuk i kanë më në posedim të tyre. Edhe në rast të grumbullimit të tyre në një fond të vetëm, qeveria ka vendosur rregulla konkrete për detyrimet që kanë palët. Kjo duke ruajtur si përqindjen e aksionit, ashtu dhe rolin që do të duhet të ketë fondi në administrimin e letrave me vlerë, apo titujve të pronësisë.
Ankandi, ulen interesat e bonove të thesarit
Interesat 12-mujore të bonove të thesarit, të emetuara nga qeveria shqiptare përmes Bankës së Shqipërisë, u ul nën 9 për qind për herë të parë në shumë muaj, duke dëshmuar për stabilizim të situatës në sistemin financiar të vendit, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara dje. Banka e Shqipërisë shiti bono thesari 12-mujore me vlerë të përgjithshme prej 7 miliardë lekësh me interes mesatar të ponderuar prej 8.99 për qind. Në ankandin paraardhës së datës 31 dhjetor, interesi mesatar i bonove 12 mujore ishte 9.06 për qind. Interesat e bonove arritën kulmin në muajt e fundit të vitit të kaluar në 9.4 për qind për bonot me afat maturimi njëvjeçar. Por pas uljes së normës bazë të interesit nga ana e BSH-së në tetor 2009, kostoja e borxhit publik filloi të ulej.
Koncesionet e HEC-eve lokal, vetëm 8 % e kontratave ka filluar nga puna
Në shumicën dërrmuese të kontratave koncesionare të dhëna për ndërtim hidrocentralesh të vegjël nuk punohet. Lajmi nuk është më sekret dhe nuk fshihet as nga zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë, e cila menaxhon këtë sektor. Nga rreth 100 hidrocentrale të programuara për t’u ndërtuar përmes skemës së partneritetit publik-privat, sipas zyrtarëve të METE-s, vetëm në 8 për qind të tyre ka filluar realisht puna. “Shumë prej kontratave koncesionare kanë skaduar”, thonë zyrtarët. “Disa janë në përfundim, por duhet thënë se janë pak, përafërsisht tetë për qind e numrit të lejeve të dhëna”, deklaroi më 4 janar ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, në një televizion privat. Prifti tha se një prej shkaqeve të vonesave në kryerjen e investimeve ishte edhe kriza financiare botërore. “Ka investitorë që i kanë marrë lejet, por për shkak të vitit të fundit lejet kanë skaduar. Ka investitorë që janë rikthyer për të kërkuar shtim afati dhe janë të gatshëm për t’i dhënë garanci qeverisë se do t’i përfundojnë investimet”, vijoi më tej Prifti. Kompanitë që morën përsipër ndërtimin e tyre kanë kërkuar rishikim të afateve, duke u justifikuar me krizën financiare botërore, e cila, sipas tyre, i ka mbyllur dyert e bankave për financime. Por Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila nuk është prekur nga kriza, ka shprehur gatishmëri të plotë për të financuar projekte të tilla, ndërsa zyrtarë të saj kanë saktësuar se mungesa e financimeve lidhet me cilësinë e ulët të kompanive që iu dhanë koncesionet. Problemi më i madh është se disa nga koncesionet më të rëndësishme u janë dhënë kompanive të vogla, duke bllokuar mundësinë për të kërkuar investitorë më të mëdhenj. Në vitin 2007, Shqipëria miratoi një ligj të ri mbi koncesionet dhe u lejoi kompanive private të identifikonin vetë mundësitë për të ndërtuar hidrocentrale të vegjël. Sipas ligjit, kompanitë që kërkojnë koncesionin kanë edhe shansin më të madh për ta fituar. Gjatë dy viteve të fundit, qeveria ka miratuar 29 kontrata koncesionare për ndërtimin e 45 hidrocentraleve të vegjël që variojnë nga 2 në 10 megavat fuqi të instaluar. Nëse këto hidrocentrale ndërtohen, Shqipëria mund të ketë pas pak vitesh 160 MË fuqi të instaluar shtesë dhe rreth 800 milionë kW/h prodhim vjetor. Kompani private kanë aktualisht nën pronësi 46 hidrocentrale të vegjël të ndërtuar gjatë kohës së komunizmit dhe të privatizuar apo të dhënë me koncesion gjatë viteve të fundit.
Kursi i këmbimit
Banka e Shqipërisë
Më poshtë do të gjeni kurset e reja të këmbimit.
PëRDITëSIMI I FUNDIT: 12:15:30, 13.01.2010
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 95.61 +0.19
EURO EUR 138.57 +0.25
Poundi Britanik GBP 155.31 +1.24
Franga Zviceriane CHF 93.90 +0.12
Jeni Japonez (100) JPY 104.65 +0.65
Dollari Australian AUD 88.44 +0.03
Dollari Kanadez CAD 92.31 -0.10
Korona Suedeze SEK 13.59 +0.06
Korona Norvegjeze NOK 16.95 0.00
Korona Daneze DKK 18.65 +0.05
SDR SDR 150.30 +0.21
Ari(OZ 1) XAU 108265.23 -1,718.47
Argjend(OZ 1) XAG 1753.43 -25.16
Interesat bankare
Banka e Shqipërisë
Më poshtë do të gjeni interesat e reja të ofruara nga banka.
Përditësimi i fundit: 12.01.2010
Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 3.73%
12M 12-mujor 7.74%
6M 6-mujor 6.64%
3M 3-mujor 5.72%
1M 1-mujor 5.18%
1Ë njëjavor 4.74%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.75%
1Ë njëjavor 6.30%
o/n njëditor 5.72%
12M 12-mujor 9.53%
6M 6-mujor 8.26%
3M 3-mujor 7.30%
14 Janar 2010