E Hënë, 2 Nëntor 2026

Libra me kast për Shën Valentin

14/02/2005  Eros i dëshpëruar

... Ai më kërkoi të zhvishesha dhe unë zura të zhvishesha, duke i hedhur rrobat te këmbët e mia, derisa mbeta lakuriq. Ai e mbushi edhe një herë gotën e uiskit dhe zuri të më vështronte në heshtje. Pinte uiski dhe vetëm më vështronte. Pastaj mbërriti çasti i tmerrshëm kur më kërkoi të ulesha në prehrin e tij, siç më kishte kërkuar dikur im atë. U ula. Ai më mori erë, gjatë, të thuash se nuk gjente të ngopur me aromën e trupit tim. Zhyti fytyrën te gjinjtë, më thithi thimthat, filloi të më puthte, të më kafshonte, të më shtrëngonte fort. Një shkëndijë që më xixëlliu në errësirën e trurit për t’iu shkëputur, u shua. Nuk munda të bëja gjë tjetër veç të mbyllja sytë, të zhytesha thellë në terrin tim e ta lëshoja veten në duart e tij, duke pritur çastin e zhvirgjërimit...

Lumturi e humbur

...Zemra ime, unë nuk dua që ty të t’i tregojnë gjërat e ndaluara në ndonjë cep klase pesë vajza kokë më kokë, e as të më shohësh e tmerrruar në shtëpi apo të më ndjekësh me sy kur hyj në dhomë të gjumit, as të më përgjosh mua dhe babin tënd, nuk dua që për ty të ketë gjëra të ndaluara. Ti duhet t’i dish të gjitha. Të bësh dashuri, është bukur, beb, është jesh shtrirë te shtrati i madh i dhomës ku jam tani, pranë këitj burri të nevrikosur hëpërhë, por që zakonisht i ngjitem e gjitha dhe e puthe më puth, më prek dhe e nuhas, më përkëdhel dhe e gudulis, derisa nuk jemi më dy por një. Një njeri që psherëtin, rënkon, bërtet nga kënaqësia dhe pastaj prapë bëhemi dy, pak nga pak dhe gjithmonë....

Abuzimi seksual

...Për shkak se prindërit e tu mund të mos duan të të frikosojnë apo ndofta pse kanë merak të madh për ty, mund mos të të kenë treguar rreth abuzimit seksual. E, megjithatë, ata duan të dijnë nëse dikush të ka cënuar. Ndodh nganjëherë që të rriturit, ose dhe fëmijë më të mëdhenj se ti, mund të duan të të puthin ose të prekin pjesët seksuale të trupit tënd në një mënyrë që ti nuk ndjehesh mirë apo frikësohesh. Mundet, madje, edhe të të bëjnë dëm. Për shembull, një më i rritur –ndofta një mësues ose mik i familjes –mund t’i kërkojë një djali të ri që ky t’ia prekë penisin ose mund t’i prekë ai vetë gjinjtë një vajze të re. Mund të vazhdojë ta bëjë këtë edhe pse djalit ose vajzës kjo mund të mos i pëlqejë fare...

Asgjë e re në këtë botë!

...Ndonjëherë mjaftojnë rrugët për të më çuar ku dua, herë tjetër më ngatërrojnë edhe zbres sipas rastit, ose fatit në ndonjë stacion të humbur, e shpesh shumë shpesh, nuk më mjaftojnë, Janë tepër të ngushta për kureshtjen time.

Kam parë një mëngjes të shtunë një mace që ishte shtrirë në mes të rrugës e pajetë, mendoj se nga kurioziteti i kishte i ndodhur. Për të parë ndodhte në skajin tjetër të udhës.

Dhe kurioziteti nuk pyet kush je, i vret edhe kafshët si njerëzit ndonjëherë. Janë gjëra të jetës, ndodhin, nuk i ndalon dot!...

Poshte fotove të librit

Sikur Ana...

Një libër i Rudina Xhungës për dashurinë. Sfond i ngjarjeve të romanit shërben viti i mbrapshtë '97, fajdet, revoltat e shqiptarëve, kaosi total. Një vajzë 22-vjeçare, në mes të këtij mallkimi, pret një bebe. Gjithë libri është ditari i saj me të bijën, Anën. Vajza bashkëjeton me të dashurin dhe faqet e këtij ditari rrëfejnë dëshirën dhe pamundësinë për të mbajtur një burrë dhe një fëmije. Për dashurinë e tyre, vajza kërkon shpëtim te seksi, te magjia, te falli dhe kuzhina. Të gjitha të treguara me një gjuhë të thjeshtë e të përditshme, herë-herë me nota humori të zi dhe herë- herë me gjuhë bebesh. Edhe pse ngjarja zhvillohet në sfondin historik të një viti të rëndë dhe të rrallë për shqiptarët, autorja nuk ndalon gjatë në zbardhjen e tij, as të viteve që e kanë paraprirë dhe përcaktuar '97-ën, duke i përcjellë ngjarjet shkarazi dhe në mënyrë naive prej nënës së re, që, edhe pse punon në një gazetë, e gjen të vështirë t'i shpjegojë së bijës gjëra, të cilat nuk i kupton as vetë. Por nuk është qëllimi i autores të zbardhë historinë, por të rrëfejë për dashurinë. Dashurinë në kohën e fajdeve

Te porta e Shën Pjetrit

Dy histori dashurie të ndërprera verbërisht. Kufoma e braktisur e një të riu. Një inspektor i ndjekjes së krimeve në kërkim të vrasësve. I ndërtuar si ndërthurje e këtyre linjave, me personazhe të mjediseve nga më të ndryshmet, kryeqytetase dhe periferike, intelektuale apo mafioze etj., ky roman i Fatos Kongolit zhytet në realitetin e sotëm shqiptar, ku gjëmat nuk habisin askënd. Tri linja dashurie që gërshetohen me njëra-tjetrën.

Linja e parë një çift intelektualësh –gruaja, Adriana Gjini, shkrimtare e njohur, burri Platon Guri, një profesor Universiteti jo aq i njohur sa bashkëshortja-marrëdhënia midis të cilëve, pas rreth 16 vjet martese, është në krizë. Gjatë kësaj kohe gruaja ka pasur flirtet e saj të fshehura, ndërsa burri ka një fund tragjik absurd sapo nis një histori dashurie. Linja tjetër është e inspektorit të krimeve. Kryhet një vrasje dhe lindin shumë pikëpyetje. Linja e tretë zë vendin kryesor në roman, dashuria e një të riu në kërkim të një Eldoradoje.

Nata e një gruaje

Çfarë mund t’i ndodhë një gruaje në 24 orë? Në skicat e Milena Selimit prek rrëfimi i rrallë me vetveten. “Nata e një gruaje” mund të mbajë gjithçka nga bota, pa qarë e ankuar, pa zbrasur mllefet. Duke kërkuar shtegun e saj, gruaja ndihet në frymë, në shpirt. Megjithëse hija e vetmisë të ndjek ngado, ajo është një vetmi jashtë mureve të dhomës, në një hapësirë gati kozmike duke marrë frymë thellë në ajër që të përket vetëm ty, lirisë tënde. Për një grua kjo ndodh vetëm brenda shpirtit. Në këtë botë, mes njerëzish që ecin, shëtisin, vrapojnë, nxitojnë, psikologjia e një gruaje shkon përtej qënies si mish e trup.

Në tentativa fisnike ëndrra nuk ka vend veç përballjes me realen ku Selimi këmbëngul drejt ca virtyteve në grimca skicash që kanë brenda domethënie të lehtë filozofike për mendjen, dhe ngushëllime të rënda shpirtërore. Pa lënduar kërrkënd, nata e një gruaje kërkon thellësinë dhe pse shpesh gjendet në errësirën e kundërpërgjigjes reale. Ky nuk është dëshpërimi, por dashuria për shpirtin tënd.

Historia e Shën Valentinit nuk ishte aq e lumtur. Por prap shkrimtarët shkruajnë sa munden për to. Sot në ditën e të dashuruarve dhurata mbetet mbi libra, si një rast i ngritur enkas nga shkrimtarë e botues për të mos lënë në mendime të gjata.

Përgjigja është se përkon mirë me këtë ngjarje sentimentale. Kur Fatos Kongoli promovoi librin e tij disa ditë më parë reklama “Te porta e Shën Valentinit” bënte fjalë për një “dhuratë më të gjetur për ditën e të dashuruarve”. Vetë Kongoli pohon se “mendja nuk më shkonte tek kjo datë, kur fillova të shkruaj romanin, se do të dalë në treg pikërisht në prag festën e Shën Valentinit” Megjithëse përcjell atmosferën e erotizimit të dëshpëruar ky roman është një përkim i goditur. Romani i botuar, nga Toena, ka në trung të saj dy dashuri pafat, për shkrimtarin kjo i ngjan tamam historisë që ka dëgjuar për Shën Valentinin.

Një grua që guxon të të përvëlojë me ndjesitë që shkakton një shpirt i trazuar, do të ndihmonte goxha burrat, për të njohur me delikatesë botën femërore. Këtë e ka bërë autorja Milena Selimi kur zgjodhi enkas Shën Valentinin për të hedhur në treg botimin e saj të dytë, por këtë herë në prozë. “Nata e një gruaje”, botuar nga OMBRA GVG, të grish në 24 orë ndjesi fisnike, ku shfaqet një lloj filozofie rosë për dashurinë që vjen nga terra e errët e mendjes.

Dashuri në kohën e fajdeve, pa të rënduar aspak sfondi por me ndjenjën e sinqertë se është thjesht gazetare dhe nuk do t’i përkasë botës së shkrimtarëve, Rudina Xhunga në të njëjtën stinë hedh librin e dytë. “Sikur Ana...”, botuar nga “Dudaj”, devijon jetën e një çifti nga lumturitë e lehta që të fusin në çark. Xhunga ka gjetur këtë herë, thjesht një bisedë jo msn, por ngjizjeje, një monolog i nënës me fetusin e saj.

Ndërsa krejt konkret, gati tronditës për mentalitetin tonë, është libri “Adoleshenca dhe seksualiteti” shkruar nga Elizabeth Fenëick dhe dr. Tony Smith, ardhur në shqip nga përkthyesja Kristina Jorgaqi, botuar nga OMBRA GVG. I drejpërdrejtë, i paturpshëm, çdo detaj, boteusit e këtij libri në shqip e menduan si tronditës hedhjen e tij në tregun shqiptar pikërisht për të tërhequr vëmendjen në ditën e Shën Valentinit. Ky është një libër, i vetmi në llojin e vet, që u drejtohet si prindërve, ashtu dhe fëmijëve të tyre adoleshentë, me qëllim që t’i ndihmojnë të përballen me temën aq delikate të seksualitetit të adoleshentëve.

Cilat janë sjelljet tipike seksulae të adoleshentëve? Kur nisin zakonisht marrdhëniet e tyre të para seksuale? Shtatzania në adoleshencë, a mund të parandalohet dhe si? Abuzimet seksuale me adoleshentët, pse ndodhin? Etj. Këto pyetje e të tjera, me të cilat ndeshen përditë adoleshentët dhe prindërit e tyre, marrin përgjigje të drejtpërdrejta nga autorët e mësipërm.

Kur lexohej letërsia e ndaluar

Në fillim të viteve nëntëdhjetë, kur libraritë filluan të përmbyteshin nga librat e të gjitha llojeve, sidomos përkthimet e asaj letërsie që për dekada të tëra ishte e ndaluar për lexuesin shqiptar, pati një periudhë kur krahas Kamysë, Oruellit, Kafkës, Sartrit e shumë të tjerëve, lexoja me etje edhe libra didaktikë. Disa libra që kishin të bënin me kalitjen e kujtesë, vullnetit, të folurit etj., të gjithë me autorë të huaj, e pjesa më e madhe autorë amerikanë.

Gjithçka ie bleja pa sugjerimin e askujt, veç i ngacmuar nga titujt, si të bësh këtë e si të bësh atë, diçka që nuk e kisha hasur më parë nëpër libraritë shqiptare, qysh nga dita që isha futur për herë të parë në një të tillë. E vërteta është se nuk më kishte orientuar kush; për shembull, kur isha stundet, ose edhe më parë, nuk mbaj mend që dikush të na kishte sugjeruar një libër se si të përgatisha për ndonjë seminar, apo si të shkruaja ndonjë ese, apo si të isha më produktiv gjatë sezonit të provimeve. Dhe duke parë shumëllojshmërinë e librave didaktikë sot, të rinjtë e sotëm (po i kalove të tridhjetat një pjesë të këtyre gjërave i ke mësuar duke e përplasur rradaken sa andej-këndej) duhet të ndjehen me fat. Megjithatë, kureshtja ende më ngacmohet nga libra të tillë, qoftë edhe mbi të njëjtën temë, sepse tre libra nga tre persona të ndryshëm, edhe pse me të njëjtin subjekt, janë tre këndvështrime të dryshme që të ofrohen. Një nga titujt që më tërhoqi syrin së fundi ishte “Arti i të menduarit – psikologjia dhe metodologjia e studimit”, nga Erion Kristo, botuar nga shtëpia “Naim Frashëri”.

Ky është një libër që kryesish u drejtohet studentëve dhe nuk do të ishte keq që tu sugjerohej atyre nga vetë pedagogët nëse këta janë të interesuar (dhe s’ka dyshim që janë) për të patur studentë sistematikë, dhe nëse këta të dytët duan të jenë të sukseshëm, e mbi të gjitha ta, arrijnë suksesin më të madh të mundshëm në njësinë më të vogël të kohës.

Libri është i ndarë në katër pjesë. Pjesa e parë është një vështrim i përgjithshëm mbi veprimtarinë e mendjes: funksioni i perceptimit, kujtesës, imagjinatës dhe arsyetimit, si dhe shtjellon teknikat e përmirësimit të kujtesës, zhvillimin e imagjinatës, higjenën e jetës intelektuale dhe për zhvillimin e debatit intelektual.

Pjesa e dytë trajton veprimtaritë themelore të lidhura me studimin, leximi, dëgjimet, provimet, paraqitja në publik. Pjesa e tretë flet për etapat e një studimi, teze, diplome apo doktorature. Ndërsa pjesa e katërt merret me organizimin e punës në grup.

Dhe natyrisht, ashtu siç mund të parashikohet një libër i tillë, është radhitur me kujdes. Pra, duke qenë material profesional (për romanet policore se vret kush mendjen ç’lloj gërme apo madhësi faqeje përdoret, aty sundon kureshtja për të gjetur sa më parë kush e vrau X-in) libra të tillë mund të jenë të loshshëm, por çështjet e “Artit të të menduarit” janë të renditura qartas, me tituj, me korsive aty ku s’duhet vënë theksi, si dhe vetë faqja ka një lloj ajri lehtësues për syrin.

Kush nuk ua ka parë hajrin librave të tillë mund të rrudhë buzët, por personalisht gjithmonë ngushëllohem me një keqardhje që Markezi i famshëm tregon për Markezin e panjohur: “Tashmë, thotë në një intervistë, mund t’i zgjidh me shumë lehtësi disa gjëra në romanet e mia që kur isha i ri më vuaja tmerrësisht”. Dhe këtu e ka fjalën për gjëra teknike, të cilat, po të jesh njeri i kujdeshëm mund të përfitosh nga një libër didaktik, qoftë edhe në fushat e arteve krijuese pa le më në shkencat e sakta. Ose, thënë ndryshe, të përvetësosh në kushte komode një përvojë që ta përjetosh vetë kërkon kohë, e ironikisht, kur të arrish ta rrokësh mund të mos të të hyjë më në punë, pse dikush tjetër e ka shkruar më herët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›