Van Nistelroi: Për Milanin jam gati
14/02/2005
Sulmuesi i Mançester Junajtid, Rud Van Nistelroi, ka shënjestruar kompeticionin e Ligës së Kampioneve, si momentin më të përshtatshëm për t’u rikthyer në fushat e futbollit. Bomberi holandez mendon, se në supersfidën me Milanin, e cila do të zhvillohet në datën 23 shkurt, ai do të jetë plotësisht i gatshëm. Van Nistelroi ka vuajtur nga një dëmtim në tendinën e Akilit, që ka pësuar në fundin e muajit nëntor. Fillimi i fazës së rekuperimit për atë ka qenë vendlindja e tij. Ai ka fluturuar menjëherë në Holandë, ku gjatë gjithë kësaj kohe i është nënshtruar një fizioterapie intensive, të cilën e kanë mbikqyrur nga afër edhe përfaqësues të Mançester Junajtid. “Deri më tani duhet të them se kam bërë shumë përmirësime, ka thënë Van Nistelroi. Madje kam ecur shumë përpara me planin e mjekëve, të cilët janë përgjigjur për rehabilitimin tim të plotë. Tani pas gjithë këtyre përgatitjeve intensive që kam bërë, mendoj se në aspektin fizik ndihem i gatshëm për të luajtur sërish. Jam plotësisht në dispozicion të skuadrës sime për të luajtur në sfidën e vështirë kundër Milanit në Ligën e Kampioneve”. Tashmë ai e ka hedhur prapa krahëve fazën e rekuperimit pasi ka filluar sërish nga seancat stërvitore. Pavarësisht nga mungesa e gjatë, Van Nistelroi ka mbetur shënuesi më i mirë për Mançester Junajtid me 12 gola, ku tetë të tillë i ka realizuar në kompeticionet evropiane. “Unë kam qëndruar larg Mançesterit për një kohë të gjatë, por tani ndihem i etur për të luajtur sërish, ka shtuar Van Nistelroi. I jam shumë mirënjohës klubit që më la të lirë për të shkuar në Holandë. Ata patën shumë besim te fizioterapisti im, por tashmë dua t’i rikthehem sërish lojës me shokët e skuadrës. Dua të jem bashkë me këtë skuadër në takimet e radhës. Le të shpresojmë se rikthimi im do të jetë kundër Milanit në Ligën e Kampioneve”.