Dun & Bradstreet: Shqipëria reagoi mjaft mirë ndaj krizës, por do preket nga ajo greke

Uashington, 7 Korrik, NOA Kriza aktuale greke ka mundësi që të shtrijë ndikimet e saj edhe në ekonominë shqiptare, fakt ky që komunikohet në raportin e fundit të Dun & Bradstreet.
Sipas tij, edhe pse ekonomia shqiptare ishte e prekur nga kriza globale, performanca e saj relativisht elastike në vitin 2009, tregoi se ishte një ndër ekonomitë e rralla e cila iu shmang rënies, duke ia atribuuar këtë pjesërisht stimulimeve të shpejta fiskale dhe monetare të ndërmarra kundër krizës.
Në vitin 2010, rimëkëmbja modeste ekonomike globale do të jetë e dobishme edhe për Shqipërinë, por kushtet e përgjithshme do të mbetet shumë sfiduese, citon dokumenti i raportuar më lart.
Por këtij fakti optimist për ecurinë mjaft pozitive të ekonomisë shqiptare edhe nën efektet e një krize të rëndë globale, i shtohet ai i të qenit për fat të keq si një nga ekonomitë më të ekspozuara ndaj krizës aktuale financiare në Greqi.
Një pjesë e rëndësishme e komunitetit të shqiptarëve punon në Greqi (rreth 650-800 mijë), dhe reduktimet në punësime dhe në paga me siguri që do të kenë një ndikim negativ në paratë e dërguara në Shqipëri nga ky vend, citon raporti i lartpërmendur.
Duke shtuar se kjo gjë do të rrisë rënien tashmë të pafavorshme për konsumin privat, pritet rritje e papunësisë së brendshme dhe shtrëngim i kushteve të kreditimit.
Kriza financiare greke do të ndikojë negativisht, po ashtu edhe në tregtinë mes Shqipërisë dhe Greqisë, shton raporti.
Së fundi, raporti i Dun & Bradstreet i komunikuar nga Bonitetna hia I, d.o.o në Slloveni, tregon se problemet në Greqi mund të kenë një ndikim negativ edhe në financimin e qeverisë.
Duke mos harruar të citojë as krizën politike në vend, në faqet e tij thuhet ndër të tjera edhe se klima politike në Shqipëri mbetet shumë e dobët për shkak të mosmarrëveshjes së zgjatur rreth zgjedhjeve të përgjithshme të 2009-së, duke parandaluar kështu kalimin e legjislacioneve të rëndësishme dhe përparimin e parashikuar drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")