E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asfiksohet sanitarja së bashku me fëmijët

22/12/2009  U gjendën nga kryefamiljari, çohen në spital urgjent
Sipas mjekëve, pacientët e kanë kapërcyer pragun kritik
FIER- Një grua banore e lagjes "1 Maj" Fier punonjëse sanitare në spitalin rajonal Fier ka shpëtuar për mrekulli së bashku me dy fëmijët e saj pasi u gjetën të asfiksuar nga qymyri në mangallin e saj prej familjarëve. Sipas burimeve zyrtare të Drejtorisë Policisë së qarkut Fier, por edhe nga spitali rajonal Fier mësohet se mbrëmjen e së dielës gruaja së bashku me dy fëmijët pasi kishin pasur ftohtë kishin mbushur një mangall me qymyr për t’u ngrohur. Teksa kanë qenë rreth mangallit ata më pas kanë shkuar për të fjetur, por nga karboni i çliruar prej qymyrit që digjej ata ishin asfiksuar. Ka qenë bashkëshorti i saj ardhur nga turni i tretë, i cili ka mbërritur në banesë mëngjesin e së hënës, por nuk i përgjigjej njeri. Pasi ka shpërthyer derën ai kanë gjetur nënën së bashku me dy fëmijët të asfiksuar. Menjëherë i ka dërguar në spitalin rajonal Fier. Nëna e tyre ka marrë mjekimin dhe është larguar për në shtëpi, ndërkohë që dy fëmijët e saj ende ndodhen të shtruar në spital ku po marrin mjekimin, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›