E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukësi e shpall Haradinajn Qytetar Nderi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, shpallet Qytetar Nderi i Kukësit.

Iniciativa e kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj, është mbështetur unanimisht nga Këshilli i Bashkisë së Kukësit

Ceremonia zhvillohet nesër në ambientet e Bashkisë së Kukësit, duke filluar nga ora 11. Zyra për informim e AAK-së ka konfirmuar se Haradinaj do të marrë pjesë në ceremoni.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›