Asgjë serioze për Uesli Shnajder
Mesfushori 25-vjeçar pësoi një dëmtim në kavilje në miqësoren e të shtunës midis Hollandës dhe Japonisë. Por pas analizave të para, nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim të rëndë.
Shnajder do t’u nënshtrohet analizave më të hollësishme në Milano, por është e sigurt që ish-fantazisti i Realit të Madridit do të jetë plotësisht i gatshëm më 16 shtator kundër Barcelonës në “San Siro”.
Hollandezi u transferua nga spanjollët e Realit për te Interi për shumën e 15 milion eurove dhe u aktivizua që në minutën e parë në derbin ndaj Milanit të fituar 4-0 nga zikaltrit.