Asgjë e re nga politika shqiptare
Personalisht nuk besoj se zgjedhjet në Shqipëri kanë qenë të standardeve të kërkuara. Personalisht nuk besoj se me përjashtim të një pjese të botës, (këtu do të fusja kryesisht vendet e veriut të Europës), ka ndonjë anë tjetër të botës ku rezultati zgjedhor është produkt i numërimit korrekt deri te fleta e fundit e votimit. Në të gjithë literaturën politike zgjedhjet politike janë formalizim i një ndjesie politike popullore ku përfshihen ndoca gjerë racionale, - siç është mbarëvajtja ekonomike e vendit, programet qeverisëse, ekipet qeverisëse e kështu me radhë, si dhe ndoca gjëra të tjera aspak racionale: ndjeshmëria ndaj X apo Y lideri, rrënjët historike të marrëdhënieve të elektoratit me partitë apo liderët e tyre, emocionet që arrijnë të krijohen nëpër fushata pas një jete të caktuar politike, e kështu me radhë.
Në këtë këndvështrim, këmbëngulja e Ramës, e shoqëruar me kërcënimin absurd të mosnjohjes së zgjedhjeve, duket e pakuptimtë dhe një përpjekje boshe për të ringjallur një ndjesi që tashmë është e fikur: atë të fitores. Pohimi i bërë para dy netëve nga Kastriot Islami në shitjen e tij të radhës, i cili pohon se ata e paskëshin ditur që nuk mund të kapnin mazhorancën pa LSI-në, masakra elektorale që ia përgatitën me vetëdije kryesisht kësaj partie, por edhe partive të tjera të vogla, mosvënia vesh e shumëkujt që në mënyrë racionale e paralajmëronte këtë humbje nuk kanë se si të mos të të shtyjnë të mendosh se një etje e verbër për pushtet personal të Ramës është në themel të kësaj humbjeje. Kam përshtypjen se këtë e tha edhe Gjinushi në çastet pas zgjedhjeve, para se të futej në një trend tjetër: atë të mallkimit të marrëveshjes Berisha-Meta, këtë e thonë edhe ata brenda partisë, të cilët ëndërronin në fshehtësi pikërisht këtë: rënien e Ramës pas humbjes së pritshme dhe marrjen e Partisë nën kontroll, pavarësisht se sa gërmadhë dhe me vlera të bjerura është tashmë ajo. Dikush këta i quante hienat e përhershme të Partisë Socialiste.
Hiq ndoca shkrues që më së shumti janë robër të paragjykimeve të tyre, çka i bën të paqetë në shqyrtimin e fakteve, tashmë edhe militanti më i thekur i PS-së e di emrin e shkaktarit të kësaj humbjeje: ai quhet Edi Rama. Teoritë sipas së cilës afrimi institucional dhe i pashmangshëm i Metës me Berishën janë e keqja e këtyre zgjedhjeve, në gjykimin tim nuk bëjnë gjë tjetër, veçse vazhdojnë ta shtyjnë "në qoshe" të vërtetën e asaj që ka ndodhur dhe që në mënyrë të përmbledhur mund të shprehet: populli nuk ia besoi qeverisjen e tij Ramës. Kryesisht për shkak të një marrëdhënieje të kaluar, nuk ia besoi atë plotësisht as Berishës. E trembi ardhja në skenë e një personi tjetër autoritarist, por edhe me shumë probleme dhe vese? Kjo mbetet për t‘u parë, paçka se fakti që të paktën 83 mijë zemra ("të kuqe", sipas Ramës) votuan Metën edhe pse Rama i kishte paralajmëruar që vota për Metën është votë për Berishën, sipas një logjike të thjeshtë ishin vota që do të përcaktonin pushtetin.
Po cilat janë disa nga shkaqet e kësaj humbjeje të qartë të Ramës dhe të kësaj mosfitoreje të qartë të Berishës?
Tashmë janë së paku tri apo katër arsyet kryesore që qartësisht mund të renditen si shkaqe të humbjes së Ramës.
E para është paaftësia e përfshirjes në një listë të të gjithë faktorëve të së majtës, pra përçarja.
E dyta është mospërfshirja në këtë listë (me fjalën listë kam parasysh më shumë një realitet partiak të hapur ndaj kontributeve) të Fatos Nanos, por edhe të disa figurave të tjera të së majtës. Pretendimi për politikë të re duke pasur në krah figura tipike të gardës së vjetër (jo nga kostumet a mosha, por nga mendtë dhe idetë), qartësisht dështoi. Dhe nuk dështoi për shkak të tyre, por për shkak të mungesës së kritereve të qarta të përzgjedhjes. Lista përfaqësuese e PS-së ishte një amalgamë marroke e dallkaukëve tradicionalë të kësaj partie, njerëzve të lidhur drejtpërsëdrejti me Ramën kryesisht për shkak të kartelit të ndërtimeve që ai kontrollon, të humbësve që ditën t‘i servilosen dhe të atyre që pa asnjë filtër, nën "udhëheqjen" e Erion Veliajt, u bënë realisht "zemra" e partisë. Rama duhet të dijë ta kuptojë (paçka se është e vështirë për të) se pikërisht tek ajo shifër e papërfillshme prej 0.87 për qind e votave që mori beniamini i tij (ndoshta edhe kuratori politik) Erion Veliaj, fshihet një nga shkaqet e humbjes. Sepse ata dolën nga skena politike, pa "ia dalë", edhe pse të mirëpaguar.
Shkaku i tretë ngjan të jetë mospërfshirja e tij në listën e deputetëve. Për këtë mospërfshirje janë thënë shumë gjëra të vërteta, por besoj se nuk është thënë ende se me këtë mospërfshirje ai sillte një projekt të frikshëm për një republikë parlamentare: anashkalimin dhe shpërfilljen totale të Parlamentit, thënë ndryshe kthimin e Shqipërisë në një Republikë të Edvinit, me ca rrogëtarë kokulur në Parlament. Në të mirë të këtij dyshimi shkon edhe ideja e hedhur lart e poshtë se ministrat e qeverisë "Rama" nuk do të ishin fare deputetë të Parlamentit shqiptar. Personalisht, veç ekstremistëve të majtë të Afrikës apo të ndonjë vendi arabo-marksist, nuk njoh asnjë rast të tillë, pasi edhe regjimet totalitare komuniste e respektonin së paku formalizmin e Parlamentit të cilin, ashtu siç pretendonte Rama, e quanin; "të popullit". Ah, po, se desh harrova, e bëri këtë ndonjë shekull më parë Hitleri në emër të partisë së të gjithë gjermanëve.
Ndërkaq, mund të renditen edhe shkaqe të tjerë sikundër është mungesa e një programi qeverisës. I ashtuquajturi "Libër i rekomandimeve" që Rama e trumbetoi si një "çudi" në të vërtetë nuk është asgjë më shumë veçse shprehje e sharlatanizmit. Them sharlatanizmit dhe nuk shtoj dot fjalën "politik", pasi në të ka një amalgamë artikujsh të botuar në shtypin periodik shqiptar, copa nga studimet për master degree në universitetet "private" shqiptare, ndoca shkrime në italisht, copëra në anglisht - as për përkthim nuk janë përkushtuar, - dhe, sigurisht, fotot e shumta të udhëheqësit. Pastaj vjen kurimi i frikshëm i kultit të vetes dhe droja se mos dikush tjetër në parti po e konkurron "padrejtësisht" figurën e liderit, lojërat e vogla me SMS që kishin për qëllim të fusnin në ngatërresa njërin me tjetrin personat "poshtë" tij e kështu me radhë.
Dhe, ajo që shumëkënd duhet të preokupojë nuk janë gabimet e lartpërmendura, por fakti se të gjitha këto ishin thënë. Ishin thënë nga vrojtues të ambienteve shqiptare. Ishin thënë nga institute serioze ndërkombëtare që merren me analiza, ishin thënë nga Nano, Meta, Meidani deri një javë para zgjedhjeve. Bërja e veshit shurdh ndaj këtyre zërave racionalë është një nga arsyet përse humbja e Ramës nuk le shumë vend për trishtim.
E, të gjitha këto nuk mund të mbulohen me deklaratën e djeshme të Gjinushit, i cili shprehej se marrëveshja mes Berishës dhe Metës qenkësh bërë pikërisht për të vjedhur mandatin e nëntë të së majtës në Qarkun e Fierit.
E, meqë ra fjala te Gjinushi, tradhtia e Metës e të tjera broçkulla si këto: a nuk ishte ky Gjinush, i cili i ofroi kokën në jastëkun e parë të pushtetit Berishës në vitin 1992, kur ky as që ia kishte nevojën? Nëse shqiptarët nuk ia kujtojnë këtë, nuk i kujtojnë as faktin se erdhi me pizhama që të votonte për heqjen e mandatit të shefit të asaj kohe të opozitës, ata nuk e bëjnë, sepse në thelb shqiptarët nuk e pranojnë dot teorinë komuniste të "tradhtisë". Ata e kanë kuptuar se mes tradhtisë dhe marrëveshjes politike ka një ndarje të madhe: është ndarja mes regjimit komunist dhe demokracisë. I pari ofronte tradhtarë dhe agjentë pa fund, e dyta ofron marrëveshje që zgjidhin kriza.
Sidoqoftë, me kalimin e ditëve tensionet do të bien, madje shuarja e tyre për shumicën e popullit (jo atij të majtë, që e quan Rama në paqartësinë e tezëve zemërkuq dhe përtej së majtës e të djathtës) filloi që atë ditë kur Meta pranoi ftesën e Berishës. Njerëzit nuk do të flasin më për komisionerë. Këngën "Çohu" do ta arkivojnë. Çunat e mbarë të "West side family" do të bëjnë ndonjë album tjetër, çmimi i shitblerjes së deputetëve do të bjerë për shkak të padobisë së tyre. E majta do ta gjejë veten në një udhëkryq të ri. A do të ketë forca të rikompozohet apo do të fragmentarizohet më tej? Koha do ta tregojë.
Sidoqoftë, pas një maratone nervashkatërruese elektorale, Shqipëria do të ketë po ata doganierë, po ata drejtorë shkollash, po ata funksionarë. Analistët, përfshirë edhe mua, do të vazhdojnë të deklarojë ato që mendojnë, sidoqoftë në një liri më të madhe nëse Rama do të ishte bërë Kryeministër. E, kështu, Shqipëria do të ketë sërish Berishën Kryeministër. Ramën kryetar të Bashkisë së Tiranës. Me ç‘duket ca ministra të LSI-së, si dhe një kryetar të ri të Partisë Socialiste, nëse kjo parti e kupton se ku ka rënë.
Në këto kushte një reporter serioz do të duhej të shkruante: Asgjë e re nga politika shqiptare.
Këtë po bëj edhe unë.