Asgjë e re në këtë botë
Ndonjëherë mjaftojnë rrugët për të më çuar ku dua, herë tjetër më ngatërrojnë edhe zbres sipas rastit, ose fatit në ndonjë stacion të humbur, e shpesh - shumë shpesh, nuk më mjaftojnë.
Janë tepër të ngushta për kureshtjen time.
Kam parë një mëngjes të shtune një mace që ishte shtrirë në mes të rrugës e pajetë, mendoj se nga kurioziteti i kishte ndodhur. Për të parë çfarë ndodhte në skajin tjetër të udhës. Dhe kurioziteti nuk pyet kush je, i vret edhe kafshët si njerëzit ndonjëherë. Janë gjëra të jetës, ndodhin, nuk i ndalon dot.
21 Shtator 2009