E Diel, 1 Nëntor 2026

Kerkohet terheqja e Enciklopedise

Ne Maqedoni vazhdojne reagimet pas botimit te Enciklopedise Maqedonase, ku shqiptaret pershkruhen si "njerez mali" dhe ku sugjerohet se "kane debuar me dhune popullsine maqedonase dhe kane filluar te popullojne territoret maqedonase ne shekullin XVI"

"Enciklopedi qe perfshine tensione nderentike dhe nderkombetare" - keshtu tashme cilesohet botimi i Akademise Maqedonase te Shkencave dhe Arteve. Pjese te ketij botimi jane cilesuar edhe si "raciste" nga akademike shqiptare, qe nuk shkon me frymen e shekullit XXI. Reagimet nuk pushojne, kjo edhe nga faktet qe cilesohen tejet te shtremberuara, e qe shfaqen duke shfletuar enciklopedine me dy vellime. Levizja Qytetare Zgjohu e mbeshtetur nga thuajse te gjitha partite politike shqiptare dhe disa institucione dhe OJQ te tjera do te kerkoje largimin e redaktorit kryesor Bllazhe Ristevski nga Akademia e Shkencave si dhe terheqjen e ketij botimi. Artan Grubi eshte kryetar i Levizjes Zgjohu:"Kerkojme qe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonise te terheqe menjehere enciklopedine skandaloze, te angazhoje eksperte shqiptare ne perpilimin e historise shqiptare, te kerkoje falje publike ndaj popullit shqiptar dhe te distancohet nga qendrimet e Bllazhe Ristevskit, duke i denuar ato dhe duke e larguar ate perfundimisht nga Akademia. Nese nuk ndodh kjo do te konsiderojme se keto qendrime te Blazhe Ristevskit i ndane edhe Akademia. Te njejten e kerkojme edhe nga qeveria pasi eshte perkrahese e ketij projekti," - tha dje z. Grubi per BBC-ne.

Enciklopedia Maqedonase u promovua te enjten e kaluar. Ajo vec fakteve per shqiptaret, ku pershkruhen si njerez mali, dhe ku sugjerohet se eshte ushtruar dhune dhe jane debuar maqedonasit nga shqiptaret ne shekullin XVI, kur kane filluar te popullojne trevat e Maqedonise, per UCK-ne thote se eshte stervitur nga ushtare te njesiteve speciale britanike SAS dhe oficere te ushtrise amerikane. Ambasadat ne Shkup te ketyre dy vendeve reaguan ashper ndaj pohimeve te tilla.

Kjo enciklopedi Ali Ahmetin, njeriun e pare te ish-UCK-se, tani kryetar te BDI-se, e pershkruan si te akuzuar per krime lufte, nderkohe qe nuk ka nje padi te tille. Enciklopedia nuk tregon identitetin shqiptar te Nenes Tereze, ndersa ka fakte te shtremberuara edhe per Skenderbeun. Gjate fundjaves te gjitha subjektet kryesore politike shqiptare kerkuan qe qeveria te distancohet nga ky botim qe u financua prej saj dhe Enciklopedia te terhiqet. PDSH ne opozite kerkoi themelimin e nje akademie shkencash shqiptare. Nderkaq, Xhevat Ademi, nje nder drejtuesit e BDI-se, ka paralajmeruar se per kete shkak Ali Ahmeti personalisht, por edhe Bashkimi Demokratik per Integrim, si parti, do te padisin AMSHA-ne: "Bashkimi Demokratik per Integrim nuk do te rri duarkryq dhe indiferent ndaj ketij sulmi primitiv te akademikeve maqedonas, por do t'i ndermarre te gjitha masat qe te korrigjohen gabimet, genjeshtrat, shtremberimet dhe budallalleqet e ketij publikimi te shtypur me parate e popullit,"- eshte shprehur zoti Ademi.Nga Akademia e Shkencave te Maqedonise, tani jane me te permbajtur, nderkohe qe ne fillim te reagimeve perfaqesues te saj mbronin botimin duke thene se ai ishte i bazuar ne fakte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›