Asgjë e re nga fronti i realizmit magjik
30/01/2005
Qyshkur kur dëgjova se romani më i fundit i Marquez-it do të dilte në shqip e prita me padurim atë ditë, dhe kur “Kujtim kurvash të trishta” më ra në dorë, bëra atë që kam bërë me gjithçka që ai ka botuar: e lexova me një frymë. Përshtypja përfundimtare është kjo: Kujtim… ishte një mozaik me copëza interesante të shfaqura më herët në romanet e tjera të autorit dhe pena e më e fuqishme e gjysmës së dytë të shekullit XX bën mirë të mos humbasë kohë por të mbarojë dy pjesët e tjera të serisë tre-vëllimshe të kujtimeve, siç e ka planifikuar.
Ky roman tregoi se Marquez-i tashmë është i pafuqishëm t’i tejkalojë majat e tij, “Njëqind vjet vetmi”, “Dashuri në kohërat e kolerës”, apo “Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar”.
Natyrisht, edhe në këtu, ai nuk e ka humbur nuhatjen për detaje pikante, ndjeshmërinë për të mbështjellë me dashuri krijesat më deprivuara apo denigruara të shoqërisë, zemërgjerësinë ta kërkojë dëshirën për jetë aty ku pjesa dërrmuese e njerzve mendojnë se nuk ekziston, dhe humori i tij origjinal mbijeton, por në tërësi, me pak fjalë, Kujtim… është një duhmë romantike që, në veprat e tjera, është lëshuar me ofshama.
Ndryshimi thelbësor midis romanit “Kujtim…” dhe tregimit “Maria Dos Prezeros” (përkthyer po nga M.Meksi) është vetëm seksi i personazheve sepse të dyja veprat janë himne për pleqërinë e dy njerzve që nuk kanë bërë kurrë dashuri veçse me para, kuptohet, gazetari tek “Kujtim..”. duke qenë klient i shtëpive publike ndërsa Maria prostitutë, gjatë gjithë jetës. Të dy jetojnë të vetmuar, të dy ajo çka mendojnë më tepër është vdekja, dhe krejt papritur gjejnë një farë dashurie, gazetari me një prostitutë ndërsa Maria me një shoferin e një Bently që nuk është e tij (makina si metaforë për rininë që askush prej të gjallëve nuk mund ta pretendojë të vetën, e rikujton djaloshin të mos e shikojë me përbuzje Marien plakë, dhe në fakt ai e ndjek mbrapa, duke e habitur gruan sepse e vetmja vizitore e mundshme në atë moshë, sipas saj, ishte vdekja).
Një tjetër tregim ku, ashtu si tek romani më fundit, Marquez-i i thur lavde pleqërisë (dhe nis me personazhin që mediton rreth vdekjes) është tregimi “Udhë të mbarë zoti President” që, duke lënë mënjanë sfondin politik të personazhit i cili është thjesht element dramaciteti, pjesa tjetër e tregimit është një përpjekje e plakut për të sfiduar shkencën dhe ligjet e jetës, si dhe një flërtim konstant – natyrisht maskuar me mjeshtëri letrare – i tij me një grua, Lazarën, bashkëshorten e shoferit të ambulancës ku ai bën vizitat.
Mandej ka edhe detaje të tjera që janë shfaqur pothuajse në një sërë veprash pa asjë ndryshim. Tek “Udhë të mbarë zoti President” shoferi i abulancës thotë se në asnjë spital të botës nuk ka secrete për shoferët e ambulancave, tek “Kujtim…” nuk ka sekrete për taksistët e rrugës Kolombo. Edhe tek “Udhë të mbarë zoti President” edhe tek “Kujtim…” dy personazhet kryesore mendojnë të njëjtën gjë: njeriu plaket më shpejt në fotografi. Pastaj përshkrimet duke rendur pas bukurisë maksimale Marquez-i vetë ka kufizuar mundëisnë e përshkrimeve të një femre dhe edhe tek “Kujtim…” nxjerr kryet togfjalëshi “gruaja më e bukur në botë”. E, ashtu si tek “Njëqind vjet vetmi” që një nga personazhet mashkullorë shfaqet me organin mashkullor gjigant dhe të mbushur me tatuazhe si kurrizi i fansave të musikës heavy-metal, apo tek “Udhë të mbarë zoti president” ku një nga dy arsyet që Lazara është martuar me Homeron është madhësia e organit të tij, ashtu si tek “Gjurmët e gjakut tënd mbi dëborë” ku Billi Sançezi rreket ta trembë Nena Dakonten me organin e tij të ngritur dhe përmasa të respektueshme, apo me reminishenca nga tregimi “I mbyturi më i pashëm në botë” ku në një fshat valët nxjerrin në breg mashkullin më të madh të planetit, edhe tek “Kujtim…” luhet me imazhin e përmasave të organit mashkullor. Me pak fjalë, asgjë e re nga fronti i realizmit magjik.
Ndërsa përkthimi, si gjithë përkthimet e tjera të Mira Meksit, është nga më cilësorët veçse, kushedi për ç’arsye, është preferuar që emrat e personazheve të lihen në gjuhën origjinale, gjë që nuk ka ndodhur në përkthimet e mëparshme të saj (kam parasysh Dashuri në kohërat e kolerës dhe Dymbëdhjetë tregimet peligrine), që më tepër, medoj unë, e dëmtojnë sesa e ndihmojnë tekstin.