SOT, ZGJEDHJET NE IRAK
29/01/2005
Qetësia përpara stuhisë
Militantët në Irak kanë shpallur luftë të fortë kundër demokracisë, dhe ekziston frika se janë duke i ruajtur burimet e tyre për sulme masivë gjatë zgjedhjeve të sotme. Kryengritja, që nuk tregon asnjë shenjë zbutjeje, është vetëm një prej shqetësimeve të shumtë në lidhje me të ardhmen e Irakut
Sondazhet tregojnë se mazhoranca shiite e vendit – afro 60 për qind e popullsisë 27 milionëshe, si edhe kurdët, afro 20 për qind – janë të prirur të votojnë sot. Grand Ajatollah Ali al-Sistani, kleriku me më shumë influencë i shiitëve, ka lëshuar një urdhër që detyron ata që besojnë të dalin e të votojnë
Në ditët e fundit përpara zgjedhjeve të sotme në Irak, ka patur një farë rënie në intensitetin e sulmeve të kryengritësve. Gjenerali Erv Lessel, një shef ushtarak amerikan në Bagdad, shkoi madje aq larg sa ta quajë “një qetësi përpara stuhisë”, gjatë një interviste në televizionin amerikan CNN. Kishte shumë pak shenja qetësie në rrugët e kryeqytetit të Irakut, kur kryengritësit vranë një gjykatës të lartë dhe disa policë të martën. Megjithëkëtë, gjenerali Lessel tha se kryengritësit po i ruanin disa prej burimeve të tyre për të lëshuar sulme të ashpra dhe spektakolare pikërisht sot, në ditën e zgjedhjeve. Pavarësisht një qetësie disi relative, ka shumë pak arsye për optimizëm se kryengritja po bie, apo që do të bjerë sapo të vendoset qeveria e re e Irakut.
Pasi nuk arritën dot të detyrojnë forcat amerikane dhe qeverinë e përkohshme irakene të braktisë zgjedhjet, kryengritësit, të cilët vijnë kryesisht nga minoriteti Sunni, janë përpjekur tashmë të terrorizojnë votuesit, që këta të qëndrojnë në shtëpi sot. Një regjistrim i nxjerrë një javë më parë, i cili i atribuohet udhëheqësit më të njohur të kryengritjes, Abu Musab Al Zarkavi, shpallte “një luftë të fortë kundër parimit të demokracisë dhe të gjithë atyre që përpiqen ta vënë atë në fuqi”, dhe u bënte thirrje sunnitëve që të sulmonin “votuesit e pafe”.
Sulmet e kryengritësve kundër kandidatëve, zyrtarëve të zgjedhjeve dhe qendrave të votimit, ia kanë dalë mbanë të detyrojnë pjesën më të madhe të 111 grupimeve partiake që garojnë sot, që të mbajnë të fshehtë emrat e të gjithë udhëheqësve, deri në ditën e votimit. Kështu që, ata irakenë që do të vënë kokën në rrezik mes bombave dhe plumbave, as që nuk e kanë idenë se kë janë duke përzgjedhur për Kuvendin Kombëtar 275 vendësh.
Megjithëkëtë, sondazhet tregojnë se mazhoranca shiite e vendit – afro 60 për qind e popullsisë 27 milionëshe, si edhe kurdët, afro 20 për qind – janë të prirur të votojnë sot. Grand Ajatollah Ali al-Sistani, kleriku me më shumë influencë i shiitëve, ka lëshuar një urdhër, që detyron ata që besojnë të dalin e të votojnë. E gjithë kjo inkurajoi amerikanët dhe qeverinë e përkohshme të Irakut që të refuzojë thirrjet nga një pari e sunnitëve për shtyrjen e zgjedhjeve.
Qeveria e përkohshme bëri të ditur të hënën se kishte kapur një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Al Zarkavit, Abu Omar al-Kurdi, duke thënë se ai pranoi përgjegjësinë për tre sulmet me autobombë në Bagdad që nga fillimi i kryengritjes. Megjithatë, të gjithë gjasat janë që kryengritja të vazhdojë, me intensitet të lartë, edhe për shumë kohë pas zgjedhjeve të sotme. Presidenti Bush pritet t’i kërkojë Kongresit amerikan, në fillim të muajit të ardhshëm, shpenzime shtesë prej 80 miliardë dollarësh për operacionet ushtarake amerikane në Irak dhe Afganistan. Kongresi ka miratuar tashmë 120 miliardë për Irakun (dhe 60 miliardë për Afganistanin).
Deri tani, afro 1400 ushtarakë amerikanë janë vrarë në Irak. Shumë më tepër janë plagosur dhe të tjerë akoma kanë kaluar një kohë shumë më të gjatë nga sa pritej larg shtëpisë. Numri i trupave është rritur nga 138 mijë në 150 mijë, për të ofruar më shumë siguri për zgjedhjet që do të zhvillohen sot. Komandantët ushtarakë shpresojnë që ta ulin sërish në 138 mijë numrin e ushtarëve deri në mes të këtij viti, gjë që tingëllon shumë optimiste.
Forcat e reformuara irakene të sigurisë ende nuk janë në gjendje të përmbajnë kryengritësit pa ndihmën e trupave amerikane, britanike dhe të aleatëve të tjerë. Në fillim të këtij muaji, Pentagoni dërgoi një gjeneral në pension, Geri Lak, për të vlerësuar gjendjen e operacioneve ushtarake në Irak. Ai ka rekomanduar që të përshpejtohet trajnimi i forcave irakene, dhe që të rritet në masë të madhe numri i trajnuesve ushtarakë amerikanë. Por gjasat janë që ata të mbeten të dobët, çorganizuar dhe të ekspozuar ndaj dështimeve dhe infiltrimit.
Por njësoj shqetësues është fakti se disa anëtarë të personelit iraken të forcave të sigurisë po rikthejnë abuzimet dhe torturat e të burgosurve, që kanë qenë praktika të zakonshme në regjimin e Sadam Huseinit, sipas një raporti të botuar këtë javë nga Human Rights Watch. Rezultatet e raportit do të tmerrojnë vëzhguesit jashtë Irakut.
Megjithatë, kjo nuk mund të dëmtojë dhe aq shumë perspektivës elektorale të Kryeministrit të përkohshëm, Ajad Allavi, dhe koalicionit të tij, Lista Irakene, që kanë bërë fushatë me një platformë të fuqishme “rend dhe ligj”.
Çallma e Ferexhe? Nuk lejohen
Me aq sa ka qenë e mundur të dallohen preferencat e votuesve mes kaosit dhe gjakderdhjes, duket se grupi i Allavit (që përfshin shumë shiitë laikë dhe sunnitë të moderuar) ka gjasa të mundet nga Aleanca e Bashkuar e Irakut, një koalicion shiit që pretendon se ka mbështetjen e Grand Ajatollah Ali al-Sistanit. Për të larguar frikërat se koalicioni po kërkon ta bëjë Irakun një teokraci të stilit iranian, një prej udhëheqësve të tij, Adnan Ali, insistoi të hënën te New York Times se kanë në plan të formojnë një administratë laike, në të cilën klerikët nuk do të mbajnë poste ministrore: nuk do të ketë “çallma apo ferexhe në qeveri”, tha ai.
Por kjo, me sa duket, do të përjashtojë një prej figurave kyçe të koalicionit, Abdulaziz al-Hakim, një klerik që deri sot është konsideruar si kandidati kryesor për t’u bërë kryeministër pas zgjedhjeve të sotme. Kështuqë, nëse fiton Aleanca e Bashkuar e Irakut, postin e kryeministrit ka gjasa ta marrë një shiit laik, si për shembull Adil Abdul Mahdi, ministri aktual i Financave në Irak, ose Ahmed Chalabi, një ish- emigrant, i cili i ka prishur marrëdhëniet me miqtë në Uashington.
Përveçse të zgjedhë qeverinë e re, Kuvendi i ri kombëtar i dominuar nga shiitët do të ketë detyrën e rëndësishme të hartimit të Kushtetutës së re. Përqëndrimi i kryengritjes në rajonet sunnite si dhe thirrjet e partive sunnite për mospjesëmarrje në zgjedhje, tregojnë se këta do të jenë shumë pak të përfaqësuar në procesin e hartimit të kësaj kushtetute. Nëse nuk bëhen përpjekje të mëdha për t’i bërë ata të ndihen se pikëpamjet e tyre po merren në konsideratë, Kushtetuta do të jetë një tjetër shkëndijë për ndezjen e një lufte civile. Ose disa luftëra civile: kaosi i zgjatur në pjesën tjetër të vendit mund të nxisë kurdët e Irakut, në provincat e tyre veriore relativisht të qeta, të kërkojnë pavarësi, duke shkaktuar ndoshta edhe një luftë për qytetin verior të pasur në naftë, Kirkuk. Kujdesi për gjithë këto, si edhe rezistenca ndaj tundimit për t’iu rikthyer represionit të tipit sadamist, do të jetë një sfidë kolosale për qeverinë e re që irakenët – ose të paktën ata që do të jenë aq trima sa të shkojnë të votojnë – do të zgjedhin sot.
Emigrantët, të parët “votues të lirë”
Irakenët që jetojnë jashtë vendit, kanë filluar të votojnë në zgjedhjet kombëtare të vendit, ndërkohë që kryengritësit vazhdojnë sulmet, që kanë për synim të pengojnë votimin e 30 janarit.
Qendrat e votimit në Australi ishin të parat që u hapën mes 14 vendeve, ku 280 mijë irakenë që jetojnë jashtë vendit, janë regjistruar për votim. Ndërkohë, ministri iraken i Shtetit, Kasim Daud, theksoi se masa të rrepta sigurimi po merren për zgjedhjet. Ai shtoi se Siria nuk i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Irakut për të shtuar sigurinë përgjatë kufijve të saj, në mënyrë që të parandalohet hyrja e kryengritësve në Irak. Zoti Daud akuzoi edhe Iranin për ndërhyrje në punët e brendshme të Irakut.
Ndërkaq, sulmet e kryengritësve lanë dje 15 civilë të vrarë në zonat sunni përreth Bagdadit. Një marins amerikan u vra gjatë luftimeve në jug të kryeqytetit iraken. Kryengritësit hodhën në erë shkolla dhe ndërtesa të tjera, që ishin caktuar si qendra votimi për zgjedhjet e ditës së diel. Dëshmitarët thanë se ekstremistët kishin urdhëruar që shkollat të evakuoheshin para se të aktivizonin lëndët plasëse.