Ramiz Alia & Perez de Kuelar
29/01/2005
1990
Pse erdhi në Shqipëri Sekretari i Përgjithshëm i “OKB-së Havier Perez De Kuelar? Çfarë i tha Ramiz Alia sekretarit të OKB-së në lidhje me idetë socialiste që kishte ndjekur Shqipëria për 50 vite? Çfarë veçoi Alia për marrdhëniet greko-shqiptare?
Biseda e gjatë e presidentit shqiptar në maj të vitit 1990 me sekretarin e OKB-së ishte gati një raportim social-politik të Shqipërisë fill mbas çlirimit.
“Transformimet e thella, për kushtet e Shqipërisë nuk mund të bëheshin pa një drejtim të centralizuar dhe një disiplinë të fortë” i tregon Alia, De Kuelarit.
Si i vlerësoi presidenti shqiptar përpara Kuelarit aleancat e fuqive perëndimore dhe marrdhëniet e tyre me vendet e vogla? “Të mëdhenjtë duhet të kenë një sensibilitet të madh ndaj të drejtave të të tjerëve, sidomos ndaj vendeve të mesëm e të vegjël. Me rrugën e blloqeve, të ndërhyrjeve e të diktateve ata sollën rivalitetet. Konfrontimet, nga të cilat vuajtën popujt. Nga kjo përvojë negative të gjithë duhet të nxjerrim mësime”, vërejti me pak tone të ashpra Alia.
Shqipëria nuk do të ndryshojë mendje
Procesverbal i takimit të Ramiz Alisë (Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor) me HAVIER PEREZ DE KUELAR (Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së), 12.05.1990
Ne punojmë për ndërtimin e një shoqërie të drejtë, ku secili të vlerësohet nga puna dhe ku të mos ketë shfrytëzim
Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, shoku Ramiz Alia, priti më 12.05.1990 në Selina e Presidiumit, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Havier Perez De Kuelar dhe personat që e shoqërojnë.
Në pritje merrnin pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Reis Malile, Sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Sihat Tozaj, anëtari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kristaq Rama.
Midis shokut Ramiz Alia dhe Havier Perez De Kuelarit u zhvillua kjo bisedë:
SHOKU RAMIZ ALIA: Jam shumë i gëzuar që takohemi sot bashkë. Vizitën tuaj në Shqipëri e konsiderojmë shumë të rëndësishme për vendin tonë dhe një nder të veçantë.
Ne kemi ndjekur me interes veprimtarinë tuaj të shquar në dobi të paqes, urtësinë, kujdesin e drejtësinë tuaj, jo vetëm brenda katërmureve të asamblesë, por edhe përpjekjet që kemi bërë për gjetjen e rrugëve të përshtatshme përkapërcimin e krizave të konflikteve të ndryshme. Misioni juaj është fisnik sepse i shërben paqes në botë. Dëshiroj të theksoj zoti Sekretar i Përgjithshëm, që, në misionin tuaj, nga ana e Shqipërisë keni pasur e do të keni kurdoherë mbështetje aktive.
HAVIER PEREZ DE KUELAR: Ju faleminderit, zoti President, së pari, për pritjen tuaj të përzemërt. E ndjej veten të nderuar që pritem nga ju e që kam rastin e këndshëm t’ju shpreh falenderimet tona për mbështetjen e vazhdueshme që ju i jepni organizatës sonë për zgjidhjen e problemeve politike, ekonomike dhe shoqërore të botës sonë. Dhe besoj se ka rëndësi t’ju them si sekretar i përgjithshëm që ju mund të keni besim në punën tonë. Asgjë nuk mund të bëhet në qoftë se vendet anëtare të organizatës nuk na japin mbështetjen e tyre politike. Ju siguroj, zoti President, se mbështetja politike për zgjidhjen e problemeve shpeshherë më mungon. Kjo është një arsye më tepër për të shprehur mirënjohjen tonë për mbështetjen tuaj të vazhdueshme, që më vjen gjithnjë nëpërmjet mikut tim, ministrit tuaj të Punëve të Jashtme. Akoma edhe njëherë ju faleminderit!
SHOKU RAMIZ ALIA: Ju faleminderit shumë!
Ju arritët të shikoni diçka nga Shqipëria. Shqipëria është një vend me histori të lashtë dhe me një popull që më shumë ka luftuar në robëri se sa ka jetuar i lirë. Pra, historia mijëvjeçare e popullit shqiptar është një histori luftërash të vazhdueshme për liri e pavarësi. Vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore ranë 28 mijë dëshmorë, që për numrin e atëhershëm të popullsisë shqiptare do të thotë 3 përiqnd e saj. Siç e shikoni, liria na ka kushtuar dhe na kushton vazhdimisht se e tillë ka qenë historia e zhvillimit të Shqipërisë. Këtej kanë kaluar hordhi të ndryshme, pushtues të ndryshëm. Mbi Shqipërinë janë bërë presione të ndryshme, të egra, që nuk kërkonin pak, por kërkonin lirinë, pavarësinë dhe shkeljen dhe shkeljen e sovranitetit të saj. Si rezultat i Luftës Nacionalçlirimtare, lindi Shqipëria e lirë, Shqipëria e re. Ne punojmë për të ndërtuar një shoqëri të drejtë, ku secili të vlerësohet nga puna dhe të sigurojë jetën me punë, ku të mos ketë shfrytëzim.
Në ndërtimin e shtetit tonë, të shoqërisë sonë, të politikës sonë udhëhiqemi nga idetë socialiste, nga mësimet që nxjerrim nga historia jonë kombëtare, nga njohja realiste e kushteve të veçanta të Shqipërisë si një vend e popull i vogël, nga pozita e caktuar gjeostrategjike që ajo ka.
Socializmi për ne nuk është një model unik, as një praktikë unike. Prandaj për Shqipërinë, ne e kemi thënë, nuk mund të gjykohet duke u nisur nga emri ose nga eksperienca socialiste, që shpesh nga disa quhet unike, e aq më pak nga praktika të të tjerëe, të emërtuara dhe këto socialiste.
Ne jemi ndarë që prej 30 vjetësh nga vendet e Evropës Lindore. Nuk ndjekim atë rrugë, kemi rrugën tonë. Por ka edhe diçka më esenciale, është pikërisht ajo lufta për të cilën fola pak më parë. Populli shqiptar këtë Shqipëri e ka fituar me gjak. Të tjerëve, liria e erdhi në pjatë nga ushtria sovjetike, nga ushtria amerikane etj., ndërsa në Shqipëri nuk ka qenë asnjë ushtar i huaj. Kam lexuar diku tek Xhuzepe Manxini, i cili thotë: “Më shumë se nga skllavëria kam frikë nga liria e dhuruar”. Më këtë dua të them sa e shtrenjtë për ne është liria e fituar.
Jemi një vend paqësor dhe dëshirojmë me të gjithë të rrojmë në miqësi. Nuk pretendojmë t’u diktojmë të tjerëve as politikën, as ideologjinë tonë, as ndonjë model ekonomik. Nuk synojmë të shfrytëzojmë ndokënd, as të rregullojmë botën siç mund ta donim ne.
Tani në takimin me gazetarët, gazetari grek më pyeti si janë marrdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë. I thashe se janë të mira, por mund të jenë shumë më të mira sepse është në nderin e popullit shqiptar e të popullit grek që, duke qëndruar pranë njëri-tjetrit për mijëra vjet në Ballkan, asnjëherë nuk kanë pasur luftë midis tyre. Incidente po, incidente ka edhe midis dy vëllezërve, po luftë kurrë. Populli shqiptar nuk i ka rënë askujt në qafë dhe nuk ka asnjë pretendim ndaj të tjerëve.
Qëllimi ynë i vetëm është që qytetarët tanë të jetojnë të lirë në një vend të lirë, të kenë punë, të mësojnë e të arsimohen, të kenë ndihma mjekësore, të rrojnë në harmoni, pa grindje, pa konflikte, pa dalllime e privilegje që rrjedhin nga përkatësia kombëtare ose gjendja sociale.
Jemi të bindur se vetëm njerëz të lirë mund të krijojnë e ndërtojnë një jetë të re, se vetëm njerëz të lirë mund të bashkëpunojnë me popujt e tjerë në mënyrë paqësore e miqësore.
Shqipëria ka qenë një vend tepër i prapambetur. Në vitin 1945-ën 85 për qind e popullsisë ishte analfabete. Vetëm 300 kuadro të larta kishte, nuk kishte industri, bujqësia ishte në stadin feudal.
Malarja bënte kërdinë, jeta mesatare e popullit ishte 38 vjeç. Kjo ishte Shqipëria 45 vjet më parë, Aktualisht, nuk është parajasë, por 75 përqind e rinisë mëson në shkollat e mesme, kemi 70 mijë kuadro të larta. Kemi një industri, kemi një bujqësi e cila sot që Shqipëria është 3 milion e 200 mijë plotëson të gjitha nevojat për ushqim të kësja popullsie. Ndërsa më 1945 për 1 milion banorë, nuk sigurohej buka për 6 muaj. Shqipëria ka bërë ndryshime të shumta brenda një kohe të shkurtër. Rritja është e madhe po ta krahasosh me atë ku kemi qenë. Ata që nuk e njohin Shqipërinë dhe bëjnë kritika për zhvillimin e saj, harrojnë se për të arritur këtu ku jemi, neve na është dashur të bëjmë sakrifica të shumta e të akumulojmë mjete të shumta me rripin të shtërnguar. Na është dashur të kapërcejmë vështirësi jo vetëm të zhvillimit tonë, por ndonjëherë dhe pengesat e të tjerëve. Shqipëria është pranuar në OKB më 1955, megjithëse dha 3 përqind të popullsisë në luftën për çlirim. Bashkimi Sovjetik e la në baltë, sepse kërkonta ta shndërronte në bazë ushtarake e kështu me radhë.
Brezi që bëri luftën, revolucionin i pranoi sakrificat në mënyrë të vetëdijshme, sepse deshi që fëmijëve të tij t’u ndërtojë të ardhmen, t’u japë arsim, t’u ndërtojë një ekonomi që të plotësonte nevojat krysore, t’u garantonte lirinë e pavarsinë.
Transformimet e thella, për kushtet e Shqipërisë nuk mund të bëheshin pa një drejtim të centralizuar dhe një disiplinë të fortë. Kjo nuk mund të mos shoqërohej dhe me disa privacione e kufizime të karakterit të ndryshëm.
Me fuqizimin e vendit , me rritjen e mirëqënies, me zhvillimin e kulturës e të arsimit, gradualisht ka ardhur duke u forcuar aspekti demokratike duke e dobësuar centralizmi e disiplina rigoroze që impononte akumulimi i domosdoshëm për zhvillimin e vendit, Ky proces, i udhëhequr nga Partia e Punës e Shqipërisë me në krye Enver Hoxhën, është kryer natyrshëm dhe populli ishte i vetëdijshëm. Ndryshe pushteti ynë nuk do të qëndronte në këmbë as një ditë.
Kohë pas kohe ne kemi bërë ndryshime që i janë përgjigjur zhvillimit të vendit. Edhe ndryshimet që po bëjmë tani vërtetojnë këtë konsekuencë dialektike. Çdo ndryshim, forcimi i dekomracisë, rritja e iniciativës së masave, nuk vijnë vetëvetiu ose me dekrete, ato lidhen me traditën, me nivelin e zhvillimin matrialo-ekonomik, me kulturën e edukatën etj. Një nga gazetarët më pyeti: A do të ketë kthim nga kjo rrugë e Shqipërisë? Jo, kurrë nuk do të ketë kthim.
Nuk do të ketë kthim nga Shqipëria e lirë, e pavarur, nuk do të ketë kurrë kthim nga Shqipëria e popullit shqiptar, nga Shqipëria në rrugën socialiste që i ka caktuar vetes.
Çdo vend ka procesin e tij të zhvillimit, rrugën e vet të demokratizimit. Ne që jemi popull i vogël kemi nevojë për një unitet të fortë. Na duhet uniteti e nuk mund të pranojmë ndarjet, siç mund t’i pranojë një vend i madh. Në qoftë se çdo vendi do t’i rekomandohej modeli francez ose anglez i demokracisë, mendoj se do të ishte një absurditet. Parlamenti anglez ka qindra vjet. Tek ne p.sh as 50 vjet dhe në ç’kushte!
Nuk jemi partizanë të recetave, bile i refuzojmë ato dhe diktatet sepse historia jonë kombëtare na mëson që nuk duhet të kopjojmë të tjerët. Ne kemi një traditë tonën kombëtare, kemi një rrugë të zhvillimit kombëtar. Këtë rrugë do ta ndjekim me konsekuencë.Atë ç’ka kemi bërë deri më sot për zhvillimin e vendit tonë ne do ta çojmë më përpara sepse e shikojmë që është në të mirën e zhvillimit tonë dhe u përgjigjet kushteve konkrete të zhvillimit ekonomik, politik, kulturor të vendit, por në të njëjtën kohë, edhe situatës së përgjithshme. Jetojmë në këtë botë dhe duhet medoemos të ecim në këtë rrugë, në rrugën që ecën tërë bota.
Popullin tonë, ashtu si të gjithë popujt e tjerë e ka shqetësuar dhe shqetëson gjithnjë çështja e paqes dhe mënjanimit të luftës së konflikteve. Ky është edhe misioni i OKB-së e cila, mund të them, që jep një kontribut të madh në këtë fushë.
Por edhe në këtë drejtim jo të gjitha gjërat kanë ndjekur një rrugë të drjetë.
Pas mbarimit të Luftës e deri më sot, çështja e gjetjes së rrugëve të sigurimit ka kaluar peripeci të shumta. U krijuan blloqe e aleanca të ndryshme, disa u futën nën tutelën e njërës ose tjetrës superfuqi e kështu me radhë. Kjo nuk çoi drjet sigurimit të paqes, por shtoi rivalitetet e konfliktit në të katër anët e globit. Rezultoi se nuk mund të ketë sigurim vetëm për disa, në qoftë se nuk ka sigurim për të gjithë.
Tani është mirë që po fuqizohet koncepti se me mentalitetin e blloqeve e të aleancave të mbyllura nuk mund të arrihet në një sigurim të përgjithshëm. Kjo duket në Evropë dhe në zona të tjera, po edhe OKB-ja po jep një kontribut të veçantë për forcimin e këtij koncepti.
Ne mendojmë se nuk mund të ketë sigurim pa bashkëpunim ekonomik, pa zhvillim të të gjithëve nga pikëpamja ekonomike. Në qoftë se në botë do të grumbullohet pasuri në njërën anë dhe varfëri në anën tjetër, do të lindnin konflikte e grindje dhe sigurimi nuk mund të realizohet. Në qoftë se jeta vërtetoi se sigurimi nuk mund të arrihet nëpërmjet blloqeve e aleancave të mbyllura, edhe për bashkëpunimin ekonomik duhen gjetur rrugë të reja, në mënyrë që ai të çojë në zhvillimin e përgjithshëm të vendeve të varfëra e të prapambetura.
Dikur mendohej se zhvillimi do të arrihej nëpërmjet kredive, por eksperienca qe negative. Kreditë krijuan borxhet, vendet e varfëra u varfëruan më keq. Dhe s’mund të ndodhte ndryshe, Kreditëishin nga shumë pikëpamje aspekti ekonomik i garës së armatimeve. Fuqitë e mëdha e superfuqitë donin t’i kishin këto vende tgë lidhura, për t’i shfrytëzuar ekonomikisht e ushtarakisht . Kreditorët nuk e kishin hallin te zhvillimi i të varfërve.
Në të njëjtën kohë, duhet thënë se nuk mund të ketë sigurim dhe bashkëpunim ekonomik pa vende të pavarura, sovrane e të barabarta. Duhet pranuar, se vetëm vendet e lira, të pavarura dhe sovrane mundet të garantojnë një bashkëpunim të vërtetë, jo vetëm me interes të tyre , po dhe në interesin e përgjithshëm.
Për sa i përket sigurimit evropian, ne mendojmë dhe këtë pikëpamje kemi pasur edhe më parë, që tani duhet të ndryshojë shumë konceptimi i tij; një nga sigurim reciprok blloqesh, që ishte më përpara, ai duhet të shndërrohet në një sigurim të përgjithshëm të vendeve sovrane, ku të ruhet identiteti e origjinaliteti i secilit.
Në qoftë se do të ruhet akoma e ashtuquajtura e drejtë e të mëdhenjve për të ndërhyrë në punët e të tjerëve, për të dhënë këshilla, për të caktuar norma sjellje, për t’u diktuar si të rregullojnë jetën e brendshme, atëhere nuk do të kemi sigurim, por do të kthehemi prapa atje ku ishim.
Ne mendojmë që përgjegjësia e të mëdhenjve për ruajtjen e paqes e të sigurisë së përgjithshme, që është njohur edhe nga Karta e Kombeve të Bashkuara, është edhe një detyrim i madh për ta që duhet shoqëruar me një demokratizim të marrdhënieve ndërkombëtare, nga vendosja e një barazie të plotë midis vendeve të ndryshme. Të mëdhenjtë duhet të kenë një sensibilitet të madh ndaj të drejtave të të tjerëve, sidomos ndaj vendeve të mesëm e të vegjël. Me rrugën e blloqeve, të ndërhyrjeve e të diktateve ata sollën rivalitetet. Konfrontimet, nga të cilat vuajtën popujt. Nga kjo përvojë negative të gjithë duhet të nxjerrim mësime.
Për sa i përket Ballkanit, problemet e këtij gadishulli janë të vjetra. Popujt e Ballkanit kanë jetuar 500 vjet nën perandorinë osmane. Kur u krijuan shtetet e pavarura ato u grindën se kush të merrte më shumë për vete. Grindjeve iu shtuan dhe ndërhyrjet e fuqive të mëdha, që i vunë popujt e këtij rajoni njërin kundër tjetrit. Edhe konfrontimet e rivaliteteve e blloqeve pas Luftës së Dytë, kanë lënë gjurmët e tyre të mbrapshta. E keqja është se ndryshimet që ndodhën kohët e fundit në këtë rajon në vend që të çonin drejt bashkëpunimit, po çojnë drejt forcimit të ideologjive nacionaliste. Kjo është një fatkeqësi e re për popujt e Ballkanit.