Forca e viruseve vaksinë
29/01/2005
Ka disa muaj që Stefano Romano jeton në Shqipëri dhe jep leksione për artin pamor, pas viteve '60. Paralelisht, ai ideoi dhe mundi të vinte në zbatim projektin e tij "1/60, insurgent space". Romano shpjegon për "Metropol" konceptin dhe qëllimin e këtij projekti ambicioz.
Cili është thelbi dhe arsyeja e këtij projekti?
Eshtë një projekt që lindi si rezultat i hapësirës virtuale, që e quajta "1/60, insurgent space", pasi 1 të 60-at është koha që i duhet aparatit fotografik për të fotografuar ose për të "ndalur" realitetin. Ndërsa pjesa tjetër nënkupton ndryshimin e sistemit, i perceptuar këtu në sensin pozitiv të fjalës, pasi nënkupton bashkëpunimin midis artistëve në radhë të parë, por edhe të njerëzve të ndryshëm, në përgjithësi, që ka për rezultat prezantimin e eksperiencave të ndryshme midis tyre, të cilat mund t'i japin jetë diçkaje krejtësisht të re. Ndërsa, hapësira ka për qëllim të sjellë në vëmendje vendet apo institucionet, ku zakonisht ekspozohen veprat e artit, që, në fakt, përbën një drejtkëndësh të "mbyllur", "kufizues". Ndërkohë që ky projekt synon ta zhvendosë artin në vende të hapura, të pa "mbrojtura", në hapësira që i përkasin njerëzve, që përdoren prej tyre.
Drejt një hapësire më të "lirë"...?
Ndoshta më të "hapur", do të ishte fjala më e saktë.
Një hapje drejt...?
Një hapje ndaj realitetit, ndaj asaj që ndodh në botë rreth nesh. Për shembull, u zgjodh kinema "Agimi", si një vend ku është bërë "art". Këtu janë projektuar filma të periudhës së realizmit socialist, më pas në post-komunizëm, filma pornografikë, që u ndaluan nga Edi Rama, si vend i "masturbimit publik", më pas në sallë mbledhjesh për partitë e vogla etj., etj. Pra, ka një histori të veçantë. Vetë vendet e përzgjedhura si kopshti i Akademisë së Arteve apo pazari te Medreseja, janë në funksion të idesë që parashtrova më sipër.
A është kjo një eksperiencë e re edhe për ju apo arti që ju krijoni?
Eshtë në mënyrën time të të punuarit. Arti që unë krijoj quhet punë relacionale. Gjithmonë kam punuar në sensin e dhënies jetë diçkaje. Si për shembull, të lëshosh një monedhë dhe të ndjekësh rrugën që ajo do të përshkojë. Mbi të njëjtën ide mbështeta edhe këtë projekt, ku shumë të tjerë mund të afrohen për të krijuar në këtë "hapësirë" të krijuar nga unë. Edhe artisti italian "Tatjana", që ka krijuar video-instalacionin që u shfaq te kinema "Agimi", në radhë të parë luan me identitetin e tij, pasi nuk është një femër dhe, së dyti, e ka bazuar punën e tij mbi imazhe të "vjedhura nga dokumentarë rusë, kinezë dhe shqiptarë të kohës së diktaturave. Pra, nënkupton të marrësh diçka nga dikush tjetër, duke i dhënë një kuptim të ri.
Mesazhi...
Mesazhet janë të shumta. Dalja nga "institucionet" dhe të bërit art në një mënyrë më të shpejtë, pa burokraci, pa, pa, pa... vetëm duke menduar për artin. Kjo duket edhe në buxhetin minimal që na u desh për të realizuar projektin. Artistët japin mesazhet që kanë të bëjnë me përballjen, me hapësirat reale, me shpejtësinë e lëvizjes, në një performancë të vetme. Eshtë një art që kundërshton sistemin, por jo shkatërrimin e tij, një çështje e mbyllur, utopike, e "falimentuar" që në vitet '70. Pasi një sistem duam apo s'duam, duhet. Por duhen treguar pikat e dobëta të tij, duke futur "virusë" të fuqishëm, që në thelb do të shërbejnë si vaksina për të.
Intervistoi: L. Olli