Perez: Zgjidhni problemet e kufijve me Greqinë
30/01/2005 Ramiz Alia: Nuk duam ushtri të huaja në Shqipëri
Ramiz Alia: Ne kemi qenë gjithnjë për bashkëpunimin ballkanik, për gjetjen e pikave të kontaktit. Me jugosllavët kemi shumë mosmarrëveshje edhe historike, por unë vetë po them t’ia lemë ato historisë. Unë kam luftuar gjashtë muaj në Jugosllavi si partizan nga Shqipëria. Kam qenë komisar divizioni dhe kam luftuar atje bashkë me partizanët jugosllavë. Marrëdhëniet tona kanë qenë shumë të mira. Këtë histori e kujtoj, se është histori gjaku që i lidh popujt tanë. Por a ka probleme? Ka. Si t’i zgjidhim? Të luftojmë? Nuk është kjo rruga. Në Jugosllavi ka 2 milion e gjysmë shqiptarë. Këta 2 milion e gjysmë shqiptarë në një rreth të ngushtë si Serbia është e vështirë t’i mbash, por, po t’u hapësh hapësirën jugosllave është më lehtë. Tentativa që bëjnë jugosllavët që 2 milion shqiptarë t’i mbajë nën sundimin e republikës serbe, nuk është produktive. Shqiptarët në Jugosllavi do ta ndjenin veten si shtetas jugosllavë në qoftë se kanë hapësirë në tërë Jugosllavinë, ndryshe do të ndjehen si në geto. Ne nuk kërkojmë të vijnë në Shqipëri. Mjaft jemi kaq sa jemi. Dua vetëm që ata të jenë të lirë, të kenë të drejta si të gjithë popujt e tjerë të Jugosllavisë. Por fatkeqësisht ata i vrasin, i futin nëpër burgje, ndërsa komuniteti ndërkombëtar, më falni po dua ta them këtë, jep dollarë. Për një vend tjetër, për gjëra shumë më të vogla bën alarm bile edhe bllokadë të pashpallur. Kjo nuk është drejtësi. Ne shqiptarët padrejtësinë nuk e durojmë.
Pavarësisht nga këto situata në Jugosllavi, ne jemi për normalizimin midis dy vendeve. Në Plenumin e 10-të unë deklarova që jemi gati të hyjmë në dialog me jugosllavët për të jgitha çështjet. Nuk kemi përgjigje deri sot. Megjithatë presim, jo vetëm presim, po i kam thënë ministrit tonë të Jashtëm që ta marrim ne iniciativën se është në interesin e të dy palëve që marrëdhëniet të jenë të mira. Kjo është pak a shumë pikëpamja jonë përsa u përket problemeve të Ballkanit.
Lidhur me problemet e Evropës ne kemi vendosur të bashkohemi me proceset e sigurimit e të bashkëpunimit evropian. Shqipëria në këtë ansambël i ka dhënë provat që është për sigurimin evropian.
Nuk ka baza ushtarake. Nuk lejohet të ketë ushtri të huaja në tokën e saj. Ne kemi bërë deklaratë zyrtare që nga territori shqiptar asnjë fqinji nuk do t’i vijë asnjë rrezik, ashtu siç kemi deklaruar zyrtarisht që nuk kemi asnjë pretendim territorial ndaj asnjë fqinji të Shqipërisë. Absolutisht asgjë nuk na pengon të ecim në këtë rrugë, sepse është rruga që përputhet me interesat dhe politikën tonë. Ne kemi deklaruar që duam të marrim pjesë në sigurimin evropian, por do të na duhet një kohë përgatitore ose tranzitore për t’u njohur me dokumentet e aktet e shumta që janë adaptuar, me praktikat ekzistuese të zbatimit të detyrimeve të ndryshme, si dhe çka është me rëndësi, me përgatitjet për përfundimin e procedurave legale që do të jenë të domosdoshme për këtë bashkim.
Ndërkohë ne do të donim të merrnim pjesë në mbledhjet e takimet për sigurimin e bashkëpunimin evropian në një formë ose në një tjetër, gjë, që duke u nisur nga kushtet që përmenda më lart, shpresojmë se do të gjejmë mirëkuptim e përkrahje nga shtetet pjesëmarrëse.
Për sa u përket marrëdhënieve konkrete që kemi me vendet e tjera, nuk dëshiroj të futem se besoj që keni diskutuar me ministrin e Punëve të Jashtme për këtë çështje. Me të gjitha vendet evropiane kemi marrëdhënie, përveç Anglisë. Dihen arsyet, ne nuk ngulim këmbë. Më vjen keq ta them që në një kohë kur koncepti i pengjeve luftohet në plan ndërkombëtar, Anglia mban peng floririn shqiptar. Është jashtë kohe kjo gjë. Si do ta gjejmë rrugën, le ta kërkojë ajo. Thashë që Anglia ka tradita të mëdha parlamentare dhe legjislatorë të fuqishëm. Pra mund t’i gjejmë rrugët. Shqipëria ka rrojtur 45 vjet pa atë flori. Unë mund t’ju siguroj që mund të vazhdojmë të jetojmë pa të edhe shumë vjet. Prandaj, nuk është një problem shqiptar, është një problem krejt anglez, sepse nuk jemi ne fajtorë për këtë. Ne partizanët shqiptarë luftuam në male dhe nuk i njihnim minat detare. Është absurditet të mendohet që ne në 1946-ën u vumë anglezëve mina detare.
Përsa u përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik, kemi parë disa shenja pozitive prej tyre, sepse nuk kemi qenë ne kundër tyre, as kundër marrëdhënieve me Amerikën, as kundër Bashkimit Sovjetik. Kur unë thashë që Shqipëria hyri në OKB më 1955, ishte vetoja amerikane që e pengoi deri atëherë. Amerika nuk e njihte Shqipërinë si regjim, si shtet i dalë nga Lufta Nacionalçlirimtare e popullit të vet. Ne donim të kishim marrëdhënie me të.
Me Bashkimin Sovjetik kemi pasur kontradikta shumë të mëdha ideoligjike, politike, por në tënjëjtat kushte ishim edhe me kinezët, polakët, çekët, etj., por ata nuk i prenë marrëdhëniet me Shqipërinë. Ne kemi marrëdhënie me ta. Duke prerë marrëdhëniet me Shqipërinë Hrushovi mendoi që Shqipëria do të mbytej. Kam qenë vetë prezent më 1960 kur i tha shokut Enver që dy ditë nuk do të jetoni ju në Shqipëri pa Nashkimin Sovjetik. Një megalomani kjo prej imperialisti. Pra nuk ishim ne fajtorë për këtë. Tani shikojmë që ata duan t’i rivendosim marrëdhëniet. Ne nuk kemi kundërshtim, ne na intereson dhe besoj që diplomatët tanë do t’i konkretizojnë këto çështje. Për këtë më pyeti edhe njeri nga gazetarët dhe i thashë se kjo nuk është në dorën time, është në dorën e diplomatëve. Ky është vizioni ynë për çështjet ndërkombëtare.
Për vendet e Evropës Lindore nuk kam ç’të them, vetëm urojmë që këto vende të jenë të lira, të pavarura e sovrane. Nga kjo eksperiencë duhen nxjerrë mësime. ǒshikojmë deri sot? Nuk shikojmë shumë gjëra. Kriza ekonomike vazhdon, bile është keqësuar. Perëndimi po i ndihmon këto vende, po deri kur? Ndërsa nga pikëpamja politike nuk shikon ndonjë parti nga këto qindra parti që kanë dalë që të ketë ndonjë program të qartë. Slogane po, për pluralizëm, për demokraci, antikomunizëm, por gjithnjë janë slogane. Ne urojmë që popujt e këtyre vendeve në atë rrugë që dëshirojnë vetë, të gjejnë rrugën e lirisë e të pavarësisë. Në qoftë se dikur vuanin nga sovraniteti i kufizuar të mos vuajnë sot nga diktati “i kufizuar”. Sidoqoftë uroj të zhvillohen e të ecin përpara si duan ata. Ne nuk do të ndjekim rrugën e tyre. 30 vjet nuk e kemi ndjekur atë rrugë dhe nuk do ta ndjekim.
Më falni që u zgjata. Ardhja juaj në Shqipëri ishte një ngjarje me rëndësi për jetën e vendit e të popullit tonë. Ju siguroj edhe njëherë që populli dhe qeveria shqiptare do të jenë gjithnjë luftëtarë për paqen, do të jenë gjithnjë anëtarë aktivë të OKB-së në mbrojtje të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Nga Shqipëria OKB-ja kurrë nuk do të ketë “telashe”.
Të pimë për shëndetin tuaj! Gëzuar!
Ju uroj të mira e suksese në punën tuaj shumë fisnike!
Havier Perez De Kuelar: Ju falenderoj që patët mirësinë të më paraqitni në mënyrë kaq të qartë atë që mund ta quaj edhe doktrinën e qeverisë suaj dhe pikëpamjen e politikës suaj të brendshme e të jashtme. Si Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, unë kam respektin më të madh për qëndrimin e një vendi anëtar. Një rregull i artë i OKB-së është që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve anëtare. Përsa i përket qëndrimit tuaj ndërkombëtar shikoj pika kontakti që më gëzojnë. Shumë nga qëndrimet tuaja koencidojnë me qëndrimet e mendimet e mia, si edhe me parimet e organizatës sonë për çështjen e paqes, të sigurimit, të solidaritetit ndërkombëtar, të respektimit të të drejtave të të tjerëve, të mbrojtjes së sovranitetit dhe parime e rregulla të tjerë të artë të kësaj organizate. Është kjo një filozofi që del nga Karta e Kombeve të Bashkuara dhe kjo përbën edhe filozofinë e OKB-së.
Për fat të keq jetojmë në një botë që është e mbushur me probleme ekonomike, politike e shoqërore. Edhe në Evropën Perëndimore, megjithëqë nuk ka luftë, nuk do të thotë që nuk ka probleme. Paqen në Evropë e gëzojnë të gjithë evropianët, ka probleme më serioze në vende e zona të ndryhsme të botës si në Lindjen e Mesme, në Irak, në Kamboxhia, në Afrikën Qendrore dhe në Qipro, shumë afër jush. Edhe në Afrikën e Veriut kemi Saharën perëndimore. Me përjashtim të Qipros të gjitha këto probleme ndodhin në Jug, në pjesën e gjerë, tepër të madhe të botës së tretë. Mendoj që tani kur themi “bota e tretë” jemi shumë modestë, sepse duhet të bënim një ndarje midis botës së tretë dhe të katërt. Ka disa vende, sidomos në Afrikë që, për fat të keq, janë në një gjendje që nuk mund t’i vesh në të njëjtën shkallë me vendet e botës së tretë. Për këtë arsye, unë përpiqem që të tërë të jenë të bindur se jetojmë në një botë që është e ndërvarur. Në qoftë se ju doni të gëzoni begatinë tuaj, duhet të shikoni që edhe fqinji juaj të mos jetë në gjendje të mjeruar. Nuk është fjala të kesh mëshirë për të, por as të kesh në mënyrë paradoksale një ndjenjë egoiste. Ti vetë ke, për shembull, një shtëpi të bukur, por kjo nuk mjafton. Drama e madhe midis Veriut e Jugut më shqetëson. Si mund të gëzojë Evropa, Japonia, Kanadaja, kur ne kemi një botë të tretë që vuan nga uria dhe nga shkatërrimet natyrore. Një ditë i thashë një gazetari francez që, përderisa bota do të jetë në këtë gjendje ku ndodhet Evropa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë kaq të begatshme, do të qëndrojnë si një mbret në një fron argjili.
Për fat të keq unë e shoh që ndërsa problemet politike mund të gjejnë një zgjidhje, ato ekonomike nuk gjejnë. Ju folët zoti President, për problemet e borxheve. Gëzohem së tepërmi që Shqipëria nuk ka borxhe.
I ndjek me shumë interes problemet evropiane, të cilat ju i patë në një mënyrë të mirë, ashtu si edhe problemet e rajonit tuaj. Gjithnjë mendoj për problemet e vendeve në zhvillim. Edhe unë vetë jam nga një vend në zhvillim. Në zemrën time kam ndjenjën e ankthit për gjendjen në botën e tretë. Gëzohem si Sekretar i Përgjithshëm për zhvillimet që kanë ndodhur në Evropë, që, siç duket, do të çojnë në një Evropë të bashkuar. Unë ju thashë siç e ka pamjen. Domethënë, logjika do të donte që të gjitha këto zhvillime të çonin në një mirëkuptim të madh të të gjitha vendeve, qofshin ato të Lindjes, qofshin të Perëndimit. Siç ka thënë gjenerali De Gol, Evropa nga Atlantiku në Urale. A mund të bëhet kjo, a është e realizueshme, këtë nuk e di.
Shoku Ramiz Alia: Edhe Gorbaçovi thotë nga Uralet në Atlantik.
Havier Perez De Kuelar: Unë besoj me të vërtetë se duhet të vazhdojmë në këtë rrugë dhe kur të zgjidhen problemet evropiane, atëherë ju do t’i përdorni të gjitha mjetet tuaja për ta bërë gjysmën tjetër të botës aq të lumtur sa të jetë e mundur. Unë nuk po kërkoj begatinë për botën e tretë, por kërkoj mirëqenien, mjetet modeste, në mënyrë që ata të mund të jetojnë. Dhe të tilla janë shumë vende afrikane bile dhe në Amerikën Latine. Po ju flas, zoti President, në mënyrë pak egoiste se dhe unë jam latinoamerikan.
Shoku Ramiz Alia: Ju keni ngarkuar zotin Kraski për këtë çështje. Ai ka dhënë ndihmë në disa vende afrikane .
Havier Perez De Kuelar: Unë do të doja të ishte udhëheqësi i një vendi evropian që të interesohej për vendet e botës së tretë. Ai është udhëheqës i Partisë Socialiste Italiane, që më ka ndihmuar shumë kur ishte kryeministër për vendet në zhvillim dhe prandaj i kërkova ta bënte këtë sepse ai vetë ka shumë prestigj. Do ta takoj javën e ardhshme për të diskutuar për rezultatet e këtyre përpjekjeve që ka bërë.
Nga ana tjetër, ne kemi edhe probleme të tjera, probleme të mëdha shoqërore e të të drejtave të njeriut që janë burim i rëndësishëm shqetësimi në të gjitha vendet e botës. Unë besoj që po avancojmë në këtë çështje në drejtim pozitiv në kuadrin e Dekleratës së të Drejtave të Njeriut dhe të marrëveshjeve që e kanë aneksuar Kartës së Kombeve të Bashkuara. Shpresoj që së shpejti dhe ju do të vendosni zoti President në parlamentin tuaj që të aderoni në konventat e të drejtave të njeriut.
Së fundi, ka edhe një grup të katërt problemesh, probleme të mëdha që në njëfarë kuptimi janë edhe shoqërore, siç janë problemet e mbrojtjes së mjedisit, të luftës kundër drogës, kundër terrorizmit, e sëmundjeve ngjitëse që nuk mund të zgjidhen në mënyrë bilaterale. Për shembull, midis vendit tuaj dhe Greqisë nuk mund të zgjidhen problemet ekologjike të Mesdheut, as edhe të rajonit tuaj se janë probleme që nuk i njohin kufijtë. Kam shpresën se kur të kemi zgjidhur pak a shumë të gjitha problemet e mëdha politike, ne do të mundemi të gjithë së bashku të fillojmë të merremi me problemet e mëdha botërore. Këto janë detyra të së ardhmes. Unë nuk do të jem më Sekretar i Përgjithshëm, por besoj se pasardhësit e mi dot’i futen kësaj çështjeje.
Shoku Ramiz Alia: Ne duhet të përpiqemi të mos u lemë detyra të mëdha pasardhësve.
Havier Perez De Kuelar: Është e vështirë. U thashë dhe atyre të shtypit pak më përpara që nuk mund të bëjmë shumë gjëra se qeveritë nuk kanë një dëshirë politike të sinqertë. Në qoftë se nuk normalizohet gjendja Iran-Irak, në Afganistan dhe në Lindjen e Mesme, kjo do të thotë se atje nuk ka dëshirë politike. Mungon dëshira politike që të gjendet një zgjidhje për këto probleme.
Zoti President, dua t’ju falenderoj për këtë ekspoze kaq interesante e të qartë me problematikë ndërkombëtare e të brendshme. Ju faleminderit gjithashtu edhe njëherë për pritjen tuaj, për mikpritjen që vendi juaj po më jep në këto momente, e cila më gëzoi shumë.
Havier Perez De Kuelar: Është dhe nga ana ime. Për mua qe një kënaqësi e madhe që ju njoha personalisht. Kisha dëgjuar për personalitetin tuaj.
Havier Perez De Kuelar: Sigurisht nga ana e mikut tim, zotit Malile.
Shoku Ramiz Alia: Nga ana e mikut tuaj dhe në përgjithësi. Edhe biseda e sotme qe një kënaqësi. Vizioni juaj për të tëra problemet që ka bota sot është me rëndësi të madhe. Edhe mua më shërben për të shtuar njohuritë mbi këto probleme.
Dëshiroj edhe njëherë të theksoj që vizita juaj ishte plot sukses dhe nuk ka dyshim që marrëdhëniet e shtetit tonë me OKB-në do të përpiqemi t’i forcojmë akoma më shumë, sepse kjo është në të mirën e vendit tonë, në radhë të parë, po aq sa mundet, një pikë në oqeanin botëror, unë e thashë dhe e përsëris gjithnjë, që ne do të mbështetim aktivisht përpjekjet tuaja në të mirën e paqes botërore.
Havier Perez De Kuelar: Ju faleminderit!