E Hënë, 2 Nëntor 2026

Teatri i të rinjve. Një rebus mesjetar

29/01/2005  

Slogani i famshëm “shkojmë në Evropë” gati është shndërruar në një zhargon ironie. Kur Stefan Çapaliku shkroi dramën “Ballkan ekspres” përveç këtij konvecioni pati parasysh që vepra do të ngjitej në skenë me një gjuhë eksperimentale.

Ajo që është përfolur më shumë nga teatri i sotëm shqiptar është “fjala”. Nevoja për të komunikuar “pa gjuhë” për regjisorin Alfred Bualoti do të thoshte ca risk me aktorët. Dhe këta të fundit duhet të ishin se s’bën të rinj sepse për herë të parë në Shqipëri po vihej në zbatim një projekt “Pentagrami i ëndrrave për adoleshentë”, e iniciuar nga Elvira Diamanti si drejtoreshë e Teatrit të Kukullave.

Një njeri, një ujk, një dhi dhe një lakër duhet të zgjidhin rebusin mesjetar të ndihmuar nga një fantazmë që në këtë rast, ka përparësitë e të bardhës, sinqeritetit paralajmërues. “Fabula është si një kthim nga postkomunizmit, të shoqëruar me slloganin e njohur “të shkojmë në Evropë”, pa ditur se cfarë kërkojmë. Kjo është një pamje gati për të gjithë Ballkanin”, tha Çapaliku.

Duke e futur të gjithë lojën në një alegori , autori i dramës shpjegon se njerëzit në vorbullën e ecjakeve të tyre turbulluese krijojnë një paragjykim që ngjan me të tonën. Fantazma e teatrit të Bualotit ngatërrohet nëpër këmbë duke intriguar situatën jo aq nga dilemat që i dalin natyrës njerëzore në përgjithësi, por nga raskapitjet në lojë. “Ajo mbetet një vepër e hapur ashtu si shoqëria shqiptare”, thekson Çapaliku. Me idenë për të mos qëndruar një vepër muzeale, dy autorët e veprës, kanë vendosur që ta paraqesin atë nëpër disa festivale evropiane. Për këtë qëllim ishte dhe vizita pak ditë me parë e drejtorit të Festivalit të Monpeliesë, ku shpresohet të marë pjesë dhe drama e të rinjve shqiptarë “Ballkan ekspres”

Skenografia e Ilia Xhogaxhiut dha imazhin e një varke gjysmë të ndërtuar, me të cilën personazhet kapërcejnë pengesat drejt diçkaje më të mirë. Nën koreografinë e Gjergj Prevazit dhe muzikë me motive të Ballkanit risjellë nga Fatos Qerimi, aktorët Ledio

Lako, Jorida Meta, Shegushe Bebeti, Benard Xhillari dhe Eftiola Laçka interepetuan në danc teatër, një teknikë interpretimi shumë pak e njohur në Shqipëri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›