Maqedoni, mbetet peng çështja e emrit
SHKUP - Analistët maqedonas deklaruan dje se shanset për arritjen e kompromisit me Greqinë për çështjen e emrit janë minimale deri në fund të qershorit. Pala greke ka paralajmëruar se emri Maqedonia veriore është kompromis i pranueshëm për të, por pala maqedonase nuk është deklaruar pozitivisht për këtë propozim. Qëndrimi zyrtar i autoriteteve të Maqedonisë, pas disa paralajmërimeve të palës greke se emri Maqedonia veriore është i pranueshëm, është se kompromis mund të arrihet vetëm nëse zgjidhja është e pranueshme për të dyja palët.
(s.g/Balkanweb)
(s.g/Balkanweb)