"Berberi i Seviljes" shqiptar, tur në Francë
TIRANE- Komedia "Berberi i Seviljes" nis turin e shfaqjeve në Francë në teatrin e qytetit, "Theatre de Lorient". Komedia është realizuar si premierë në Teatrit Kombëtar në prill 2007, me regji dhe skenografi nga Eric Vigner dhe asistent regjisor Vasjan Lami, në interpretimin e Luiza Xhuvanit, Roland Trebickës, Neritan Liçajt, Helidon Finos, Fadil Kujofsës dhe Marko Bitrakut.
Realizimi i turneut në Francë është përmbushja e një prej objektivave kryesore për vitin 2010 të Teatrit Kombëtar, atë të promovimit të vlerave artistike, si brenda dhe jashtë kufijve, si dhe shkëmbimeve kulturore mes teatrove evropiane. Turneu vijon eksperiencën workshop të dy regjisorëve fitues të Festivalit të të Rinjve 2009-2008 në Saint-Ettien të Francës, në shkurt-mars 2010, ku Alma Hoti dhe Erion Hinaj në bashkëpunim, vunë në skenë premierën e Carole Frechette "La piece au fond de l'escalier".
Ky shkëmbim eksperiencash është i pari projekt në kuadër të anëtarësimit të Teatrit Kombëtar në Unionin Evropian Teatror.
Projekti i dytë nën siglën e ETC-së, është pjesëmarrja e trupës së Teatrit Kombëtar më shfaqjen "Allegreto Albania" në festivalin prestigjioz në Visbaden, Gjermani. Ky aktivitet është festivali i dramaturgjive kombëtare, ish-Bienale e Bonit, që drejtohet nga shkrimtari i njohur Tankred Dorts dhe regjisori Manfred Beilhartz dhe mbahet në qershor 2010. Për trupën e Teatrit Kombëtar, të përfaqësuar me komedinë e Stefan çapalikut "Alegreto Albania", me regjisor Altin Bashën, janë planifikuar dy shfaqje në datat 23 dhe 24 qershor. Një nga projektet e tjera prioritare për vitin 2010 është edhe bashkëpunimi me teatrot kombëtarë të rajonit si me atë të Teatrit Kombëtar të veriut të Greqisë, me teatrin e Selanikut si dhe atë të Podgoricës.
(s.g/GSH/Balkanweb)