Asgjësimi i fletëve të votimit, PS-ja, letër KQZ-së dhe ambasadave
PS: Zhdukja e fletëve të votimit do të ketë pasoja të rënda për vendin. Socialistët: Duam të vëzhgojmë nga afër ambientet ku ruhen kutitë e votimit
Shaban Sulçe
Partia Socialiste shprehet mjaft e shqetësuar në lidhje me fatin e fletëve të votimit të 28 qershorit, për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar se do të asgjësohen. Kjo pasi, nëse do të ndodhë një gjë e tillë, do të zhduken “provat” kryesore që vërtetojnë manipulimin e zgjedhjeve dhe, rrjedhimisht, do të zhvlerësohej edhe kushti kryesor i vendosur nga PS-ja për hyrjen në Kuvend. Për këtë arsye, Partia Socialiste i ka dërguar një letër zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilit i ka kërkuar që të evitojë asgjësimin e fletëve të votimit. Letra mban firmën e sekretarit për Çështjet Ligjore në PS, Fatmir Xhafaj, dhe i është dërguar njëkohësisht edhe Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Delegacionit të Komisionit Europian dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Letra
Partia Socialiste u drejtohet anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të mos veprojnë për asgjësimin e fletëve të votimit. Sipas selisë rozë, nëse ndodh një gjë e tillë, kjo do të sillte pasoja të rënda për demokracinë në vend.
“Të nderuar anëtarë të KQZ-së, siç mund të jeni në dijeni, Partia Socialiste e Shqipërisë, përmes një komisioni të posaçëm hetimor parlamentar, kërkon një hetim rreth disa aspekteve të procesit zgjedhor të datës 28 qershor 2009. Për kryerjen e këtij hetimi, PS-ja konsideron se është e domosdoshme këqyrja e dokumentacionit përkatës që ndodhet në kutitë e votimit dhe kutitë e materialeve zgjedhore të përdorura në këto zgjedhje. Për sa më sipër, si dhe në interes të publikut, në interes të një gjykimi dhe vlerësimi më të plotë mbi disa aspekte të procesit zgjedhor të datës 28 qershor 2009, në interes të përmbushjes së rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it pas zgjedhjeve të fundit për Kuvendin e Shqipërisë, PS-ja i kërkon KQZ-së që sa kohë nuk ka asnjë rrethanë apo shkak objektiv që do ta detyronte atë të procedonte sipas Nenit 178 të Kodit Zgjedhor, të mos fillonte me procesin e hapjes së kutive të votimit dhe atyre të materialeve të votimit të përdorura në zgjedhjet e datës 28 qershor 2009. Veçanërisht, përmes kësaj kërkese, i kërkojmë KQZ-së të mos veprojë për asgjësimin e fletëve të votimit që ndodhen në kutitë e votimit, të përdorura në këto zgjedhje, pasi çdo përpjekje e nxituar në këtë drejtim do të përbënte një veprim të motivuar politikisht dhe me pasoja serioze për vendin”, - thuhet në letrën e nënshkruar nga sekretari për Çështjet Ligjore në PS, Fatmir Xhafaj.
Kërkesa
Në letrën dërguar KQZ-së, e cila vë në dijeni edhe faktorin ndërkombëtar, Partia Socialiste kërkon gjithashtu nga KQZ-ja aksesin që përfaqësuesit e Partisë Socialiste të vëzhgojnë nga afër ambientet ku ruhen kutitë e votimit. Në këtë mënyrë përfaqësuesit socialistë do të sigurohen se kutitë e votimit nuk do të preken fshehurazi. “Gjithashtu i kërkojmë KQZ-së që t’u mundësojë akses përfaqësuesve të Partisë Socialiste për të vëzhguar nga afër dhe në mënyrë periodike ambientet ku ruhen kutitë e votimit, me qëllim rritjen e transparencës dhe sigurisë në lidhje me paprekshmërinë e tyre”, - thuhet në letrën e dërguar nga Partia Socialiste.
Internacionalja Socialiste: Solidarizohemi me aksionin politik të PS-së
Internacionalja Socialiste ka inkurajuar dhe mbështetur shqetësimet e Partisë Socialiste të Shqipërisë në lidhje me zgjedhjet e 28 qershorit. Një qëndrim i tillë është marrë gjatë punimeve të Komitetit të Internacionales Socialiste për Mesdheun, të zhvilluar në datat 5-6 tetor në Barcelonë. Në këtë takim mori pjesë edhe një delegacion i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ky takim u zhvillua nën Presidencën e Partisë Socialiste spanjolle të kryeministrit Jose Luis Rodriguez Zapatero. Një ndër pikat më të rëndësishme të takimit, mbi të cilën Komiteti i Internacionales u shpreh edhe në deklaratën përfundimtare, ishte situata në Shqipëri. Deputeti Taulant Balla prezantoi raportin e Partisë Socialiste dhe qëndrimin e saj mbi zgjedhjet e 28 qershorit dhe marrëdhëniet e kushtëzuara me Kuvendin e Shqipërisë. Me propozim të Presidencës së Internacionales, Komiteti vlerësoi: “Në Shqipëri demokracia duhet të rivendoset dhe kërkesat e Partisë Socialiste në marrëdhënie me dhunimet dhe parregullsitë në zgjedhjet e 28 qershorit duhet të pranohen”. Internacionalja Socialiste ka rikonfirmuar solidaritetin dhe mbështetjen për Partinë Socialiste dhe veprimin e saj politik.
Gjithashtu në deklaratën e Barcelonës, organizata e partive socialiste në mbarë botën, ka theksuar angazhimin e përbashkët të partive socialiste dhe socialdemokrate për të luftuar korrupsionin politik që siç theksohet në deklaratë: “Shfaq mungesë respekti për financat publike, lirinë e shprehjes dhe interesat e përbashkëta themelore”. Kryeministri i sapozgjedhur i Greqisë, Jorgo Papandreu, është Presidenti i Internacionales Socialiste.
8 Tetor 2009