E Diel, 1 Nëntor 2026

Asgjësimi i municioneve të rrezikshme, brenda vitit 2013, kusht për integrimin

Flet Ministri i Mbrojtjes Arben Imami

Integrimi në strukturat euroatlantike një ndër kushtet kryesore të saj ka asgjësimin e plotë të municioneve të rrezikshme. Në këtë mënyrë, brenda vitit 2013 në Shqipëri duhet të jetë mundësuar asgjësimi i këtyre municioneve.
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka bërë me dije se asgjësimi i këtyre armatimeve, të cilat aktualisht janë jashtë të gjitha standardeve, mbetet një sfidë që duhet përmbushur nga Forcat e Armatosura deri në vitin 2013. Ai bën me dije se konkretisht bëhet fjalë për 80 mijë tonë municione të tilla, të cilat rezultojnë të jenë ende në vendin tonë si një rrezik jo vetëm sigurie, por edhe si një ndër kushtet për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. Të dhënat e Ministrisë së Mbrojtjes tregojnë se gjatë 6-mujorit të parë të 2010-s janë asgjësuar gjithsej 8160 tonë armatime, nga 6540 tonë krahasuar me një vit më parë.
Ndërkaq Forcat e Armatosura lidhur me këtë proces kanë ndërmarrë projektin e ngritjes së poligoneve shtesë, ku sipas një projektligji të ri, që pritet të miratohet në shtator në Kuvend, do të ngrihen edhe 6 poligone të reja.
Shqipëria ka marrë përsipër që brenda afatit të caktuar të arrijë të asgjësojë këto municione të rrezikshme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›