E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjigantët e investimeve të Malajzisë premtojnë shtrirje investimesh në Shqipëri

Grishje për shtrirjen e investimeve kanë shërbyer rezultatet e publikuara së fundmi mbi ekonominë shqiptare si dhe performanca e saj

Kryeministri Berisha priti dje përfaqësues të kompanisë malajziane, Malajzian Mining Coorporation, MMC. Përfaqësuesit e kompanisë malajziane e falënderuan kryeministrin për pritjen dhe u shprehën se janë rezultatet e publikuara së fundmi mbi ekonominë shqiptare dhe performanca e saj që kanë bërë që kompania e tyre të marrë vendimin për të shtrirë investimet në Shqipëri. Ata shprehen interesin për të investuar në sektorin energjetik dhe atë të infrastrukturës, përfshirë atë rrugore e portuale.
Kryeministri Berisha i falënderoi për projekt idetë e propozuara dhe bëri një panoramë të potencialeve të mëdha të Shqipërisë dhe të mundësive për investim si në sektorin e energjetikës, turizmit dhe infrastrukturës.
Gjatë bashkëbisedimit, Kryeministri siguroi investitorët malajzianë se në Shqipëri do të gjejnë një klimë të favorshme për bizneset e huaja, barrën fiskale më të ulët në Evropë si dhe i garantoi ata se do të kenë mbështetjen e plotë të qeverisë dhe strukturave të saj në përputhje me legjislacionin shqiptar, për ti çuar drejt suksesit projektet e tyre.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›