E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asgjësohen 5 mijë rrënjë kanabis

SHKODER - Policia e Shkodrës asgjësoi rreth 5 mijë rrënjë kanabis sativa gjatë dy ditëve të fundit në zonën e Shkrelit. 

Sipas policisë, është organizuar operacioni me shkallë të gjerë për identifikimin dhe asgjësimin e parcelave të mbjella me bimë narkotike në komunën e Shkrelit në Malësinë e  Madhe dhe në komunën Gur i Zi. Në këtë operacion u identifikuan dhe u asgjësuan 4.884 rrënjë bimë me karakteristikë të ngjashme me kanabis sativa. Policia bëri të ditur se në vendin e quajtur “Bjeshkët e Draganit” në Shkrel, nëpërmjet shpyllëzimit është identifikuar një parcelë pa pronësi me 1.430 rrënjë bimë narkotike. Gjithashtu, në bjeshkët e fshatit Maklaj, po në komunën Shkrel, u identifikua një tjetër parcelë me 1.190 rrënjë. Policia zhvilloi më pas aksionin e saj në fshatin Dedaj, në vendin e quajtur “Logu i Shtarrës”, si dhe në zona të tjera të fshati Mazrrek, komuna Guri i Zi, si dhe në Vaun e Dejës. Policia kishte siguruar të dhëna operative para se të niste këtë operacion për asgjësimin e bimëve narkotike, megjithatë të gjitha parcelat ku u asgjësuan bimët janë pa pronar, çka e bën të vështirë identifikimin dhe prangosjen e kultivuesve të saj. Me aksionin e djeshëm, numri i rrënjëve të asgjësuara gjatë ditëve të fundit arrin në 57 mijë.                     r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›