Anestezia, pacientët “në thikë” pa konsulta paraprake
Renditet ndër shkaqet kryesore për vdekshmërinë e nënave gjatë lindjes.
ZIRINA LLAMBRO
Vdekjet vjetore pasojë e saj, janë tepër të larta. Anestezia (vendosja e pacientit në gjumë) përpara një ndërhyrjeje kirurgjikale nuk ka bërë shumë hapa përpara. Në spitalet tona mungojnë tërësisht konsultat paraoperatore, të cilat duhet të nisin disa ditë më herët se, pacienti të futet në “thikë”. Në rrethe as nuk ekziston koncepti i plotësimit të një formulari të posaçëm, ku renditen të gjitha masat e kontrollet paraprake që duhet të kryejë i sëmuri. Kjo procedurë në të gjitha spitalet e vendeve të BE është e detyrueshme. Edhe pse në spitalin “Nënë Tereza”, ky formular është në protokoll, rrallë herë plotësohet nga pacientët. Hije dyshimi janë hedhur shpesh nga familjarët për disa vdekje të ndodhura, sidomos në rrethet e vendit. Në pikëpyetje janë vënë dozat e medikamenteve, që përdoren për të vënë në gjumë të sëmurin para ndërhyrjes, por edhe cilësia e tyre. “Mungesa e konsultave paraprake mund t’i kushtojë shtrenjtë një pacienti, që ka probleme të tjera shëndetësore, ku më të shpeshtat janë ato me zemrën me mushkëritë, apo edhe defektet në nofulla kur nuk mund të aplikohet anestezia totale. Në këto raste ndërhyrja kryhet me anestezi lokale”, sqarojnë specialistët. Ata nënvizojnë se për shkak të dozave mund të ndodhë që një pacient të bjerë edhe në koma. “Kjo pasi pacientë të veçantë dhe për operacione specifike, doza e preparatit që injektohet duhet të jetë e ndryshme. Eshtë kjo arsyeja pse anestezistët duhet të kenë në vëzhgim pacientin, që disa ditë përpara operacionit. Ata duhet të jenë në dijeni nëse ai është alergjik ndaj ndonjë ilacci, apo është i sëmurë kronik dhe trajtohet për zemrën ose mushkëritë periodikisht”, nënvizojnë specialistë të kësaj fushe. Dy janë llojet e anestezisën që përdoren për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale pa i shkaktuar dhimbje të sëmurit: anestezia totale (kur i sëmuri vihet në gjumë) dhe anestezia lokale (kur pacienti mpihet vetëm në zonën ku do të realizohet ndërhyrja). Informacioni përpara kryerjes së anestezisë është i rëndësishëm dhe për anën psikologjike të të sëmurit. Në shumë raste, për shkak të problemeve të ndryshme me shëndetin është e pamundur të realizohet anestezia totale. Kjo, pasi mund të shkaktojë ndërlikime, që mund t’i kushtojnë edhe jetën.
Studimi, 60% e aksidenteve të anestezisë gjatë operacionit
Sipas studimit të shoqatës “Për një demokraci në shëndetësi”, vdekjet vjetore për shkak të anestezisë janë tepër të larta. Rreth 60% e aksidenteve të anestezisë ndodhin gjatë ndërhyrjes, ndërsa 40% gjatë zgjimit. Nga ana tjetër, raportet e INSTAT për shkaqet e vdekshmërisë amtare e renditin anestezinë në faktorin e dytë, që ndikon në humbjen e jetës së nënave gjatë lindjes nga hemorragjia. Nga ana tjetër, konsultat paraoperatore me anestezistin mungojnë në shumë spitale të vendit. Edhe në qendrën spitalore “Nënë Tereza” formulari që duhet të plotësojnë të sëmurët përpara se të kryejnë një ndërhyrje kirurgjikale ishte zhdukur dhe nuk aplikohej prej vitesh. Rreth 2 vjet më parë, ky formular është rifutur sërish në përdorim, duke rritur disi garancinë e një operacioni.