E arrestuara për trafik, që ndërton burgun si muratore
Është 43-vjeçe dhe ka ndërtuar mjaft qytete shqiptare.
Fatos Mahmutaj
Tashmë ndërton burgun 325 atje, ku ngrys ditët prej 4 vjetësh. Marie Çoku njihet nga të gjitha bashkëvuajtëset si një grua fjalëpakë dhe punëshumë. Marien e takojmë në oborrin e burgut. Sapo kishte përfunduar riparimin e disa shkallëve para sektorit të qelive, i duhej të kryente ca punë të tjera për të mbyllur ditën e punës. Gardianet e burgut pohojnë se, Çoku kryen pjesën më të madhe të punëve në këtë institucion. Ajo jo vetëm që merret me riparimin e mureve, suvatimet, betonimet apo gjithçka tjetër, që ka të bëjë me ndërtimin, por është edhe një nga punëtoret e ngarkim-shkarkimit të materialeve të ndryshme. Madje, shpeshherë Çokut i duhet të punojë edhe pranë sektorit të meshkujve të burgut, kur i duhet të riparojë ndonjë mur apo të ndërtojë diçka.
Zonja Marie ju ndodheni në qeli prej katër vjetësh, ku kohën e kaloni duke punuar. Mund të na thoni se cili është profesioni juaj dhe çfarë punësh kryeni në qeli?
Gjithë jetën kam punuar muratore. Tani jam 43-vjeçe dhe më janë bërë plot 25 vjet punë në këtë profesion. Kam punuar në ndërtimin e shumë qyteteve në vend, ndërsa tani ndërtoj në burg, ku nuk e kisha menduar kurrë se do përfundoja këtu. Por halli të detyron të përfundosh edhe këtu, kështu që nuk kam asnjë arsye pse të mos përfitoj, qoftë edhe një orë ulje dënimi duke punuar. Dua të dal sa më parë që këtej që të mbledh fëmijët, që kanë marrë rrugët. Asnjë lloj pune nuk më tremb. Duke qenë se kam kryer punë të rënda gjatë kohës që ndodhesha jashtë, nuk e kam aspak të vështirë për të punuar tani. Unë ndërtoj, suvatoj, bojatis, madje merrem edhe me ngarkim-shkarkimin e materialeve të ndryshme. Kur nuk ka punë të tilla shkoj dhe punoj te serat e burgut, apo edhe në pastrimin dhe sistemimin e zonës brenda rrethimit. Nga të gjitha këto përfitoj ulje dënimi, ndërkohë përfitoj rregullisht çdo vit tre muaj ulje dënimi.
Cila është jeta juaj para burgut? Po familja?
Unë kam lindur në Laç dhe jam martuar në Fushë-Krujë. Deri në vitin 1991 kam punuar në ndërtimin e shumë qyteteve dhe veprave të ndryshme. Në kohën që ndodhën ndryshimet demokratike me bashkëshortin tim, Lazim Çoku u vendosëm në Sarandë. Burri është me origjinë nga Dibra, dhe jam njohur me të, ndërsa punonim bashkë në ndërtim. Në Sarandë jetonim në një barake me qira, ndërkohë që të dy punonim në ndërtim. Kam tre fëmijë, një vajzë 17-vjeçe, quhet Lubljana dhe dy djem Sefedinin dhe Andon, 15 dhe 13 vjeç. Deri në momentin e arrestimit jetonim të qetë, por pas arrestimit unë dhe bashkëshorti përfunduam në qeli, ndërsa fëmijët mbetën rrugëve. Tashmë im-shoq mori pafajësi dhe u kthye në Sarandë, por fëmijët nuk arriti t’i mblidhte kurrë. Vajza më kanë thënë që është martuar. Nuk e di se me kë dhe kam frikë se mos ma trafikojnë. Ndërsa djemtë jetojnë në jetimore, i madhi në një nga konviktet në Tiranë, ndërsa i vogli nëpër shtëpi të ndryshme fëmije.
Kush ju takon në qeli?
Askush. (Qan). Im shoq që pas daljes nga burgu nuk u kujtua më për mua. Fëmijët janë të vegjël dhe nuk mund të bëjnë më asgjë. Ne nuk patëm mundësi ekonomike të merrnim një avokat për të na mbrojtur, kështu që mbetëm në mëshirë të fatit. Por edhe pas kësaj gjykata i dha pafajësi tim shoqi, duke parë se nuk kishte asnjë provë. Ndërsa unë mbeta në qeli, u dënova me 15 vjet burg vetëm pse mbajta në shtëpi një prostitutë, që e kishin përzënë prindërit nga banesa. Jam totalisht e braktisur në qeli dhe vetëm fakti, që unë punoj më ndihmon të vras kohën.
Krimet e Rënda ju kanë dënuar për trafikimin e një vajze me 15 vjet burg, sa keni vuajtur nga dënimi?
Në qeli kam pesë vjet që qëndroj, por duke llogaritur kohën e paraburgimit dhe uljet e ndryshme që kam përfituar si pasojë e punës në qeli dhe sjelljes së mirë më mbeten për të vuajtur edhe 7 vjet. Por mendoj se në qeli do kaloj më pak se kjo kohë, pasi vazhdimisht përfitoj ulje si pasojë e punës që nuk e lë kurrë. Për këtë falënderoj edhe administratën e burgut, e cila më kanë dhënë mundësinë që të punoj, ndaj nuk i bëj naze asnjëlloj pune.
Jeni dënuar për trafik, si është e vërteta sipas jush?
Jam dënuar për trafikimin e një vajze, që u përpoqa ta ndihmoja. Madje, njëherë e martova, por ajo e braktisi burrin. Për më tepër që i mbajta për një vit edhe fëmijën, që ajo kishte sjellë me vete. Gjithsesi, gjykata me dënoi dhe tashmë jam në qeli, me një vendim që ka marrë formë të prerë i tillë, pasi nuk pata asnjë mundësi të ndiqja gjykimin në shkallët e tjera. Tani pres ta vuaj këtë, pasi nuk kam asnjë zgjidhje tjetër.
Bashkëshortët Çoku, pranga për trafik
TIRANE – Marie dhe Lazim Çoku u arrestuan në vitin 2003 pasi në policinë e Sarandës një vajzë e quajtur Leonora Maksuti, i denoncoi për shfrytëzimin e saj, si prostitutë dhe më pas shitjen te një trafikant nga Patosi. Në përfundim të procesit gjyqësor prokurori i çështjes i kërkoi gjykatës dënimin me 10 vjet burg për Lazim Çokun dhe 15 për bashkëshorten e tij Marie Çoku, por trupi gjykues, pasi dëgjoi edhe avokatët e caktuar kryesisht për dy bashkëshortët dhe vetë të pandehurit, vendosi të lironte nga qelia burrin, ndërsa dënoi me 15 vjet burg gruan. Gjykata e gjeti fajtore Marie Çokun të kishte marrë vajzën në shtëpinë prindërve të saj në Thumanë të Krujës për në Sarandë dhe pastaj e kishte shfrytëzuar në Sarandë, ku i gjente klientë të ndryshëm. Pasi kjo punë kishte vazhduar për disa kohë Çoku ia kishte shitur për 500 mijë lekë të vjetra vajzën një trafikanti nga Patosi, emri i të cilit ishte Bujar. Por gjatë procesit, Maria pohoi se vajza, kishte shkuar me dëshirë pas saj në Sarandë me qëllimin për t’u martuar atje. Ndërsa denoncimin në polici, sipas Çokut e dëmtuara e kishte bërë e shtyrë nga nëna e saj, si pasojë e konfliktit që kishin pasur me të. fa.ma.
Bashkëshortët kërkojnë izolimin nga njëri-tjetri
TIRANE – Burri dhe gruaja përfshihen në një zënkë të rëndomtë familjare, që precipiton në grushte dhe shkelma nga të dy palët, dhe ndërsa ajo shkon në komisariatin e policisë për ta denoncuar ai shkon në Drejtorinë e Policisë dhe bën të njëjtën veprim ndaj saj. Të dy arrijnë të sigurojnë të drejtën për të përfituar lëshimin e urdhrit të mbrojtjes nga gjykata, dhe me dokumentin policor në dorë përfundojnë në sekretarinë e togave të zeza të kryeqytetit, ku secili kërkon izolimin e tjetrit. Ngjarja e pazakontë u bë publike dje nga Gjykata e Tiranës, ku gjyqtari i gatshëm i këtij institucioni shqyrtoi paditë e dy bashkëshortëve, të cilët ia kishin dorëzuar një ditë më parë. Sipas procesit, dy kërkuesit janë S.M., dhe K.S., banues në rrugën “Muhamet Gjollesha” dhe që secili prej tyre pretendon se, është dhunuar në mënyrë sistematike ndaj tjetrit. Në mënyrë që të mos paragjykohej procesi, sekretaria e gjykatës ua dorëzoi paditë e tyre dy gjyqtarëve të ndryshëm, një prej të cilave u gjykua dje, ndërsa tjera pritet të shqyrtohet sot. Në të njëjtën kohë gjyqtarët që morën çështjet iu dërguan fletëthirrje kërkuesve, të cilët kanë konfirmuar njoftimin. Por gjatë seancës së djeshme, kur ishte caktuar të zhvillohej padia e gruas 40-vjeçare, kjo nuk u paraqit në proces, duke bërë që gjykata të pushonte padinë e saj. Ndërsa padia e bashkëshortit 61-vjeçar pritet të gjykohet sot nga një tjetër gjykatës në kryeqytet. 61-vjeçari K.S., u paraqit dje në gjykatë në procesin, ku ai ishte palë e paditur dhe e la në dorë të gjykatës vazhdimin apo jo të gjykimit që bashkëshortja kishte bërë në ngarkim të tij. Në këto kushte, pasi gjykata verifikoi fletëthirrjet për gjyq të firmosura nga paditësja, argumentoi se ky gjykim duhet të pushohej për mosparaqitje pa asnjë arsye të palës paditëse. fa.ma.