Si të shmangen komplikacionet për pacientët
Sipas shoqatës “Për një demokraci në shëndetësi”, tre janë masat kryesore që do të çonin në një ulje me 70% te aksidenteve të anestezisë.
Më e rëndësishmja mbetet konsulta para anestezike, që duhet të zhvillohet disa ditë para operacionit dhe që lejon evidentimin e masave të veçanta për pacientin. Pas saj, kalimi i detyrueshëm në sallën e zgjimit lejon evidentimin e parakohshëm të aksidenteve post-operatore. Një tjetër masë është edhe monitorimi i funksioneve respiratore dhe hemodinamike. Këto masa bëjnë pjesë në protokollet e trajtimit të pacientit dhe duhet të zbatohen në të gjithë botën. Por tek në përpara se të flitet për zbatim protokolli diskutohet për dozat e anestezisë, cilësinë e medikamenteve, si dhe aftësitë e jo pak prej mjekëve që kryejnë këtë ndërhyrje. Problem madhor mbeten sidomos rrethet e vendit. Në spitalet e disave prej tyre nuk ka fare mjekë anestezistë, çka ngelet një nga handikapet më të mëdha të sistemit tonë shëndetësor, ende pa marrë zgjidhje.