Ura e Matit gati në shembje, italianët lajmëruan rrezikun
Ura mbi lumin e Matit rrezikon të shembet për shkak të amortizimit të saj.
BURREL/ ENVER DOÇI
Alarmin e japin drejtuesit vendorë të Burrelit e Dibrës, sipas të cilëve, shembja e kësaj ure do të sjellë izolimin e një pjese të verilindjes, e më pas edhe me Maqedoninë. Lëvizja mbi këtë urë rrezikon edhe jetën e banorëve të kësaj zone, apo të drejtuesve të mjeteve. Në fakt, rrezikshmëria është paralajmëruar që në vitet ‘85 nga italianët. Inxhinierët e huaj që e projektuan dhe e ndërtuan atë, kanë vënë në dijeni se garancia e urës mbi lumin e Matit, vetëm 2 kilometra larg qytetit të Burrelit, ishte shumë e vogël. Rreziku që paraqet kalimi i tonazheve të rënda mbi këtë urë, ka bërë që prefekti i Dibrës, Xhaferr Seiti, të zhvillojë pak ditë më parë një mbledhje urgjente, në të cilën ishin pjesëmarrës edhe përfaqësues të Ministrisë së Transporteve. Seiti përmendi edhe letrën e italianëve, arkivuar 23 vite më parë në institucionet e tyre, të cilët paralajmëronin pasigurinë e kësaj ure të ndërtuar në vitet ‘40. Bashkë me prefektin e Dibrës shprehen të interesuar për ndalimin e tonazheve të rënda mbi këtë urë edhe kryetari i bashkisë Burrel, Skënder Lleshi dhe shefi i komisariatit Mat, Gjovalin Martincamaj, por edhe banorët e zonës. Ata kërkojnë që të vihet dorë dhe të bëhet rikonstruksioni i urës, e cila është bërë e frikshme për qytetarët. Nënprefekti i Matit, Sefer Daçi, si zgjidhje të këtij problemi sheh mundësinë që mjetet e tonazhit të rëndë të deklarojnë peshën reale në Qafë Buall dhe Milot.
Drejtues dhe punonjës të Policisë Rrugore kanë konstatuar se në momentet kur mbi urë lëvizin mjete me tonazh të lartë, ura lëviz dhe paraqet rrezik për udhëtarët. Policia e Burrelit ka informuar disa herë autoritetet shtetërore që merren me sigurinë në rrugët nacionale. Madje i kanë nisur edhe një shkresë zyrtare më 2 korrik 2008, Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ministrisë së Brendshme, ku kërkohet ndërhyrja dhe rikonstruksioni i kësaj ure.