Asgjësohen në Elbasan 13 kuintalë produkte ushqimore të skaduara

Rreth 13 kuintalë produkte ushqimore të skaduar janë asgjesuar në qarkun e Elbasanit gjatë muajit shkurt. Sipas shefit të Sektorit të Sigurisë Ushqimore në Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë, Sotir Panxhi "grupe të inspektimit ushqimor kanë ndërmarrë kontrolle intensive në subjektet që tregtojnë artikuj ushqimorë si dhe kanë vëzhguar praktikat e zhdoganimit të këtyre artikujve që hyjnë nëpërmjet doganës së Elbasanit, me synim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit dhe sigurinë ushqimore". “Gjatë muajit shkurt u ndërmorrën 201 kontrolle në subjekte të ndryshme, kontrolle që konsistonin në verifikimin e kushteve të tregtimit, ruajtjes së mallrave, etiketimit, origjinës, datave të skandecës etj”, tha z. Panxhi. Sipas tij, gjatë kontrolleve u bllokuan dhe u asgjësuan 13 kuintalë produkte ushqimore. Grupet e inspektimit ushqimor vazhdojnë kontrollet e shitjes së produkteve ushqimore në të gjithë subjektet si dhe në zonat turistike të rajonit.
...