E Shtunë, 31 Tetor 2026

MSH: Janë marrë masa ndaj abuzimeve të konstatuara gjatë 47 auditimeve

Auditi i Brendshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 8 muajve të fundit (shtator 2008-mars 2009), ka kryer 47 kontrolle, të cilat vazhdojnë dhe do të shtrihen në të gjithë spitalet e vendit.  Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, "dëmi ekonomik i konstatuar në këto auditime është 12 476 000 lekë, i cili i është ngarkuar për zhdëmtim 849 punonjësve të administratës shëndetësore. Pas shkeljeve të konstatuara në këto auditime, janë larguar nga puna 21 persona, duke përfshirë drejtorë, si dhe punonjes të ndryshëm të administratës shëndetësore", sqaruan burime nga MSH. Sipas të njëjtave burime, janë dhënë 81 vërejtje të ndryshme, ku përfshihen me paralajmërim për pushim nga puna, vërejtje, si dhe ulje në detyrë dhe këshillime. "Për 10 persona është bërë kallëzim penal, si dhe 2 dosje të tjera, ku përfshihen drejtues dhe ish drejtues janë në proces kallëzimi penal", pohojnë të njëjtat burime.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›