E Diel, 1 Nëntor 2026

Asgjësohen parcela me kanabis, asnjë i ndaluar

Përmet- Policia e Përmetit ka asgjësuar sot 330 bimë narkotike, kanabis sativa, por nuk është kapur asnjë person i dyshuar për kultivimin e tyre. Operacioni antikanabis u zhvillua në fshatin Miçan të Komunës Frashër Përmet dhe kishte synim evidentimin e parcelave të kulitvuara me bimë narkotike, me qëllim shkatërrimin e asgjesimin e këtyre bvimëve narkotike.

Si rezultat i këtij operacioni u evidentuan në një përrua të këtij fshati 3 parcela të hapura rishtas për kultivim të bimëvenarkotike, të cilat ishin të mbjella me bimë narkotike .

“Në secilën parcelë janë evidentuar nga 110 bimë narkotike të llojit kanabis sativa , të cilat varionin nga 130 centimetra deri në 160 centimetra të larta. Gjithsej u evidentuan 330 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa”- thanë burimet policore.

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku disa bimë u morën në cilësinë eprovës materiale për veprime të mëtejshme.

“Po punohet për të evidentuar dhe kapur autorët e mundshëm të këtyre bimëve narkotike”- thanë të njëjtat burime.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›