E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga burrit, detyroi gruan të vetëvritej

 

TIRANË- Dërgoi në vetëvrasje bashkëshorten e tij, arrestohet nga policia. Ditën e djeshme policia e Tiranës ka kryer arrestimin e Tomorr Merja pasi dyshohet se ka qenë shkaktari i vetëflijimit të bashkëshortes së tij e ndodhur rreth një vit më parë. Policia nisi hetimet menjëherë pas vetëvarjes së gruas duke nxjerrë si shkak gjendjen depresive në të cilën ajo ndodhej. Këtë version kanë dhënë familjarët e saj duke bërë që policia të mbyllë dosjen. Por vetëm një vit më pas pikërisht pak ditë më parë, policia kishte siguruar informacione në rrugë operative se viktima dhunohej sistematikisht nga bashkëshorti i saj Tomorr Merja. Ky i fundit e kishte dhunuar ditën që ajo vari veten ndaj dhe policia dyshon se ai është shkaktari i vetëvarjes së gruas. Burime nga policia thanë se për t’i shpëtuar dhunës së bashkëshortit të saj, ajo vari veten duke u gjetur nga familjarët e vdekur. Ditën e djeshme policia ka shoqëruar në komisariat Merjan ku dhe iu komunikua masa e arrestit. Merja ka dy fëmijë të moshës 17 dhe 15-vjeç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›