E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina përplaset me autobusin, 3 të vdekur 5 të plagosur

 

Shkodër, tre të rinjtë po “luanin” me makinë në rrugë por janë përplasur me autobusin e linjës me 20 udhëtarë

SHKODËR- Tre persona nga Shkodra kanë gjetur vdekjen mesditën e djeshme si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur në autostradën Shkodër– Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.30 në vendin e quajtur kthesa e Beltojës, në aksin nacional Shkodër – Lezhë. Një autoveturë e markës “Mercedez Benz” me ngjyrë të zezë e cila lëvizte në drejtim të Shkodrës është përplasur me një autobus 20-vendesh me targë “MR 1953 A “, i cili lëvizte në krahun e djathtë në dalje nga Shkodra. Disa prej pasagjerëve të autobusit kanë pësuar dëmtime të lehta dhe pasi kanë marrë mjekimin e parë janë rikthyer në shtëpi

Sipas dëshmitarëve okularë dhe pasagjerëve të autobusit, sapo mjeti i tyre ka marrë kthesën e Beltojës ka parë t’i vinte përballë autovetura e zezë, e cila ecte jo me shpejtësi, por bënte zikzake rrugës. Në këto kushte, me gjithë përpjekjet e drejtuesit të autobusit për të shmangur përplasjen, autovetura i ka rënë ndesh autobusit dhe më pas ka përfunduar në kanalin në krahun e kundërt të lëvizjes së mjetit. Madje autovetura ka bërë rrotullim dhe është ndalur në kanal e shtypur nga të gjithë anët. Kanë qenë personat që udhëtonin në autobus ato që kanë dashur të japin ndihmën e parë për të dëmtuarit dhe kanë lajmëruar policinë, por gjithçka ka qenë e pamundur. Autovetura tip Benz e rënë në kanal ka shtypur brenda dy personat që ndodheshin në të, të cilët kanë humbur jetën dhe kanë mbetur aty brenda për një kohë të gjatë. Rreth një orë më pas, tek kallamat pas kanalit është gjetur dhe një kufomë tjetër, e cila ka qenë në mjet dhe ka dale prej tij gjatë përplasjes duke u spostuar e vdekur rreth dy metra larg Benzit. Policia ka njoftuar zjarrfikësen me mjetet e ndërhyrjes në rast aksidentesh për të bërë nxjerrjen e kufomave nga mjeti duke prerë me mjetet përkatëse pjesët metalike të tij. Nga autobusi janë dëmtuar lehtë dy udhëtarë të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dëshmitarëve okularë, dhe punonjësve të bizneseve të ndryshme në këtë anë të autostradës, mjeti tip Benz është parë që nga fshati Melgushë, rreth një kilometarë larg vendit të aksidentit, tek lëvizte dukeu spostuar sa nga njëra anë në tjetrën të rrugës derisa janë përplasur me autobusin që vinte përballë në krahun tjetër. Policia mendon se shkaku i aksidentit ka qenë pikërisht humbja e kontrollit të mjetit, për shkaqe që akoma nuk dihen, pasi tre personat që ndodheshin në të kanë vdekur. Është dashur një orë e gjysmë që të bëhet identifikimi i viktimave, të cilët janë Dritan Zahi, 24 vjeç, që ka qenë dhe drejtuesi i mjetit, Armand Hoxha, 21 vjeç, dhe Ludovik Popaj, 40 vjeç, të gjithë nga fshati Ganjollë i komunës Gur i Zi. Mësohet se Dritan Zahi dhe Armand Hoxha kanë qenë kushërinj të parë, djem tezesh, ndërsa Ludovik Popaj një i njohur i tyre i cili është pronar i një baxhoje në këtë zonë, dhe duket se ka hipur rrugës në automjetin e dy të rinjve, të cilët i kishte bashkëfshatarë.

VIKTIMAT

Dritan Zahi 24 vjeç

Armand Hoxha 21 vjeç

Ludovik Popaj 40 vjeç

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›