Pranga ish- oficerit, kërcënoi bashkëfshatarët
KUKËS- Një ish- oficer i ushtrisë shqiptare është arrestuar nga policia e Kukësit për kanosje dhe armëmbajtje pa leje. Burime të policisë së komisariatit të Kukësit bëjnë të ditur se Flamur Sadria, 40 vjeç, nga fshati Dukagjin është arrestuar pas një konflikt pronësie në mes tij dhe vëllezërve Gëzim dhe Shkëlzen Sadikaj nga fshati Dukagjin, por me banim në Tiranë. Gjatë sherrit, ish-oficeri ka nxjerrë armën dhe ka kërcënuar dy vëllezërit, të cilët më pas kanë bërë denoncim në polici. Uniformat blu kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë ushtruar kontroll në banesën e Flamur Sadrisë dhe kanë zbuluar një pistoletë tip TT pa leje. Ish- oficeri ka pohuar në polici se pistoletën e mbante që kur kishte qenë në detyrë dhe ende nuk e kishte dorëzuar.