E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asgjësohen parcela me kanabis në jug të vendit

TEPELENË- Asgjësohen parcela me kanabis sativa në jug të vendit. Policia e Gjirokastrës pas një operacioni të koduar "Hija e Lisit, zhvilluar në Kras të Tepelenës ka asgjësuar 2083 rrënjë bimë të dyshuara si kanabis.
"Si rezultat i këtij operacioni në vendin e quajtur përroi i Harakopit u bë e mundur evidentimi i 3 parcelave të hapura rishtas në dy faqet e përroit për të kultivuar bimë narkotike të cilat ishin të mbjella me bimë narkotike Kanabis Sativa dhe e rrethuar me lisa të mëdhenj dhe të dendur"- thonë burimet e policisë.
Sipas saj, në këto parcela ishin të mbjella 2083 rrënjë bimë të dyshuara si kanabis sativa, të cilat varionin nga 150 centimetra deri në 3,5 metra të larta.
Në momentin që policia ka shkuar në vendin ku ishte parcela, autori i kultivimit të bimëve narkotike duke përfituar nga terreni i thyer dhe i vështirë , dhe me shkurre të dendura ka mundur të largohet dhe tashmë është shpallur në kërkim.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›