E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asgjësohet drogë në Lazarat

Lënda narkotike është shkatërruar në fshatin Lazarat, teksa janë shpallur në kërkim  shtetas si autorë të kultivimit  të këtyre bimëve.

Forcat e rendit nisën aksionin në kuadër të operacionit të koduar "Perëndimi i Hënës",  ku asgjësuan në një nga lagjet e fshatit Lazarat 1685 rrënjë kanabis sativa, me gjatësi nga 120-140 cm, të mbjella në 3 parcela përreth banesave.

Gjatë asgjësimit të bimëve narkotike nuk është gjetur asnjë shtetas, por nga ana e policisë janë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore për 3 banorë nga fshati Lazarat, si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike në këto parcela, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimi./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-08-17 11:42
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›