E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohet kokainë e klientëve Vip, pranga autorit

Në pranga përfundoi shtetasi Ver Petrit Keçi, 33-vjeç, banues në Shijak i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni në Itali.

Kapja e tij u realizua dje në mesditë në Ndoq Tiranë, ku pas një kontrolli personal është kapur me një çantë , ku në brendësi të saj ndodhej lënda e dyshuar narkotike e llojit e “Kokainë”. Gjatë ecurisë së hetimit, u konkludua se lënda narkotike shpërndahej në zona të ndryshme në Tiranë, kryesisht me klient vip.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 600 gram lëndë narkotike e dyshuar “Kokainë” dhe dy telefona celular. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të “Prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike”. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-08-17 11:36
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›