Investimet e bashkisë, shemben 200 objekte në Fier
Fier- Për një periudhë 8 mujore, Inspektoriati i Ndërtimit për bashkinë Fier ka ekzekutuar 200 vendime për shembjen e objekteve të ndërtuara në mënyrë të jashtligjshme.
Objektet kanë qenë kryesisht garazhe, mure rrethuese, pika tregtimi me pakicë, të cilat shtriheshin në të gjitha lagjet e qytetit dhe pengonin investimet publike të planifikuara nga bashkia.
Sipas informacionit nga Inspektoriati Ndërtimor pranë bashkisë, të gjitha ndërhyrjet janë bërë duke respektuar të gjitha procedurat ligjore. Qytetarët janë lajmëruar për vendimin sipas afateve dhe u është kërkuar dokumentacioni i pronësisë së truallit dhe objekteve.
“Për të gjitha objektet, qytetarëve u është lënë koha e duhur për prishjen vullneare”-pohon kreu i këtij inspektoriati, Sabaudin Allija. Sipas tij, për të gjithë qytetarët që kishin dokumentet e pronësisë të rregullta u bë regjistrimi i tyre në bashki dhe filluan procedurat për dëmshërblimin e tyre.
“Të gjithaobjektet pa leje i përkasin peridhës pas nisjes së procesit të legalizimit”,- deklaron Allija, duke shtuar se shembja e tyre ishte një domosdoshmëri, jo vetëm për faktin se janë të paligjëruara, por edhe se ato ishin barrierë për investimet publike tëparashikuara nga bashkia, për përmisimin e infrastrukturës rrugore, rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza e të bardha si dhe shtimin e sipërfaqeve të gjelbëruara dhe trotuareve.