Rrefimi, "gruaja m'u dogj nder duar"
Tirane-Deshmi rrengjethese ne procesin "Gerdeci" ne Gjykaten e Tiranes. Nje i mitur 17-vjecar dhe babai i tij, te punesuar ne fabriken e "vdekjes", kane treguar tmerrin qe pane me sy, diten e tragjedise dhe djegien para syve te bashkeshortes se tij. Mustafa Laci, i zhvendosur nga Kavaja me banim ne Gerdec, tregoi se kushtet e veshtira ekonomike e detyruan qe bashke me gruan dhe djalin, atehere 16 vjec, te punon ne fabriken e demontimit te municioneve. "Ne 24 janar te vitit 2008, jam punesuar ne fabriken e Gerdecit, ku kam punuar deri diten e tragjedise ne 15 mars. Ne pune ma ka marre Dritan Minxholli, drejtori i fabrikes. Paguheshim 10 mije leke te vjetra ne dite, per punen qe benim. Per shkak te gjendjes se veshtire ekonomike, punesova dhe gruan edhe djalin", rrefeu deshmitari."Transporti i barutit realizohej me karroca hekuri, qe terhiqeshin me dore dhe lart tyre vendoseshin qeset e barutit, qe shkonin ne magazine. Fabrika drejtohej nga Dritan Minxholli, ndersa brigadier ishte nje person me emrin Vangjel", tregoi Mustafai. Ai ka treguar se te punesuarit ne kete fabrike nuk kishin asnje kontrate punesimi, ndersa kushtet ishin shume te veshtira.
Diten e shperthimit, ai tha se kishte qene duke nxjerre barut, nga disa predha dhe punonte ne nje grup se bashku me bashkeshorten Nafije Laci dhe djalin e tij, Vasilin. Ate dite tregoi ai, ne pune mund te kene qene rreth 150 persona, te ndare ne grupe. "Rreth ores 12 pa 10 minuta, vura re nje flake. Kam qene rreth 10 metra larg. Flaka ka rene nga porta hyrese e fabrikes. Mora menjehere bashkeshorten, ndersa djali u largua me vrap nga te mundte. Kur dola, nga jashte me mori flaka para. Bashkeshorten e kapi flaka e madhe. Hoqa xhaketen e vura ne fytyre dhe dola jashte me vrap. Dikush me tha se ke gruan pas. Rrobat e saj kishin marr flake ne trup. Jam kthyer dhe e kam marre ne krahe rreth 200 metra. Ndalova ne nje vend afer konteniereve dhe aty i vesha rrobat e mija. Nuk dija nga te shkoja. Ne kete moment ndodhi edhe shperthimi i dyte, qe na hodhi 30 metra me larg. Rashe pa ndjenja. Jam permendur pas disa oresh dhe kam pare rreth meje forcat RENEA, qe na derguan ne Spitalin Ushtarak", ka treguar ngjarjen deshmitari. Bashkeshortja e tij, per shkak te plageve te renda, eshte derguar ne spitalin e Brindizit ne Itali, ku edhe nderroi jete, ndersa vete Mustafai qendroi rreth 30 dite i shtruar ne Spitalin Ushtarak.
Deshmia e 17-vjecarit
Djali 17-vjecar i Mustafait, Vasil Laci, i cili shpetoi per mrekulli nga kjo tragjedi, ka treguar para gjykates te gjitha momentet qe ka pare diten e shperthimit dhe procesin e punes ne fabrike. "Kam shkuar ne pune me miratimin e Dritan Minxhollit dhe pagesa ishte 10 mije leke ne dite. Une qendroja tek makineria e demontimit te municioneve dhe ngarkoja kazanet e makinerise me fisheke. Aty punova per 5 muaj. Pasi mbaroi demontimi i fishekeve, drejtuesit e fabrikes na thane se do te vinin predhat dhe do te benim cmontimin e tyre. Arkat i hapnim me leva dhe brenda tyre, ishin predhat dhe djegoret", tregoi 17-vjecari. Ai pohoi se gjate cmontimit ka pasur edhe bashkemoshatare te tjere te tij, qe benin te njejtin pune. "Disa persona jane demtuar, gjate procesit te demontimit nga renia e predhave", rrefeu ai. Duke treguar per diten e tragjedise, Vasili tha se ate dite ishte ne pune se bashku me babain dhe nenen. "Ishte ora rreth 12 pa 10, dhe te gjithe po beheshin gati per dreken. Une isha duke futur ca thase me barut brenda ne magazine dhe kam pare nje tym. Pas tymit u shfaq nje flake e madhe. E leshova karrocen edhe u largova me vrap. Hyra ne magazine dhe dola prej andej nga dera tjeter. Vrapova dhe po tentoja te ikja ne mal. Ne kete moment degjova shperthimin. Vala me hodhi 10 metra tutje. Se bashku me mua, ne mal ishin edhe disa persona te tjere dhe u futem ne nje bunker, ku kemi qendruar nje ore. Me pas kemi ecur dhe kemi perfunduar ne Durres. Shkuam ne spital, ku une kisha djegie ne qafe dhe veshe", ka treguar dje para gjykates, 17-vjecari Vasil Laci.