Sulmojne farmacine per ta vjedhur, kapen autoret
Tirane-Nje farmaci ne lagjen periferike te Tiranes, "Babrru", ka rene pre e grabitesve. Dy persona kane shfrytezuar oret e vona te nates, per te realizuar planin e tyre te vjedhjes se parave te xhiros ditore. Duke menduar se per shkak te erresires nuk do t'i diktonte njeri, ata kane thyer xhamin e jashtem te farmacise dhe kane hyre brenda per te marre parate. Por plani i tyre nuk ka perfunduar sipas parashikimeve. Vetem ne pak minuta, aty kane mberritur forca te Patrulles se Pergjithshme te policise, te cilet i kane kapur keqberesit ne flagrance. Efektivat e Komisariatit nr.5 te Policise ne Tirane, kane bere arrestimin e 23-vjecarit, Fatjon Qosja dhe 43-vjecarit Dalip Hodo, i denuar me pare per vjedhje. Burime zyrtare te policise, bene te ditur se keta dy persona dyshohet se pasi thyen xhamin e deres, kane vjedhur nje sasi parash qe ndodheshin ne arken e farmacise, ne pronesi te nje personi. Policia kreu veprimet proceduriale, ndersa materialet ne ngarkim te dy te arrestuarve, do t'i kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, per vepren penale te "vjedhjes" ne bashkepunim.
Grabitja
Fatjon Qosja dhe Dalip Hodo, pasi kane thyer xhamin e deres se nje farmacie private, kane hyre brenda dhe dyshohet se kane marre nje sasi parash qe ndodheshin brenda ne arke. Efektivat e Komisariatit nr.5 te Policise ne Tirane, kane bere arrestimin e tyre ne flagrance.