E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet ne Tropoje, Londra e sjell ne pranga

Tirane-Nje nga 100 personat me te kerkuar nga Interpol Tirana, eshte kthyer ne Shqiperi i prangosur. Tropojani 36-vjecar, Selami Cokaj, mbi te cilin rendojne nje sere akuzash per vrasje, arratisje nga burgu dhe vjedhje bankash, me ne fund eshte ekstraduar nga Londra, ku 3 vjet me pare ai u arrestua nga policia vendase. Pas arratisjes nga burgu, ne vitin 1997 ku ishte i denuar me 20 vjet burg, Cokaj largohet nga Shqiperia dhe jeton prej vitesh ne Britanine e Madhe me identitet te rreme. Ne momentin e arrestimit, ai nuk ka pranuar te ishte Selami Cokaj, duke u fshehur si kosovar, pas identitetit Valtron Gashi. Ne vitin 2007, Cokaj kishte aplikuar per te marre statusin e azilantit politik. Autoritetet shqiptare kishin kerkuar disa here ekstradimin e tij, por kjo kerkese nuk eshte pranuar nga drejtesia angleze, duke argumentuar se ekstradimi nuk mund te behet, pa u vertetuar identiteti, pasi ka fituar azil politik.

Arrestimi

Cokaj u arrestua ne 2006, nga skuadra e ekstradimeve ne "Scotland Yard", e cila ra ne gjurmet e tij pas nje informacioni derguar nga zyra e Interpol-Tiranes. Arrestimi i tij u be ne zonen Mansfield, ku jetonte qe prej vitin 2003 pas nje qendrimi te meparshem 8-vjecar ne Londer. Qe ne daljen e pare para Gjykates se Ekstradimeve ne Londer, familja e tij i paraqiti gjykates nje garanci pasurore prej 100 mije sterlinash (17 milione leke), duke i rikthyer gjykimin ne liri. Dy vjet me pas, nga seanca e pare gjyqesore, Gjykata e Ekstradimeve ne Londer pranoi kerkesen e qeverise shqiptare per ta ekstraduar ate. Por, gjate nje interviste per mediat lokale, Cokaj tha se ishte bere nje ngaterrese ne identitet. Ne Mansfield, ai kishte nje biznes prej disa kohesh, nje pike lavazhi makinash. Gjate deklarimeve te tij te atehershme, ai ka pohuar se e vetmja ngjashmeri mes tij dhe te shumekerkuarit Selami Cokaj eshte ngjashmeria tek datelindje.

Akuzat ndaj te shumekerkuarit

Selami Cokaj, lindur ne Shoshan te Tropojes, eshte denuar ne vitin 2000 nga gjykata e Apelit Shkoder, me 20 vjet burg per akuzat e "vrasjes ne bashkepunim", "armembajtje pa leje", "arratisje" nga burgu dhe "vjedhje banke me arme". Sipas policise, ne vitin 1995, ne zonen "B" Fierze, Tropoje, ai ka vrare me arme zjarri Leke Tetajn. Por ne vitin e trazirave ne 1997, Cokaj eshte arratisur nga burgu dhe ne 25 maj te ketij viti, rreth ores 14:00 ne bashkepunim me Sadri Rexhen, kane grabitur Banken e Kursimeve dega Pac, Tropoje. Pas kesaj ngjarje, ai eshte larguar nga Shqiperia, ku pergjate ketyre viteve ka jetuar ne arrati duke u strehuar me emer te rreme.

Cokaj: Nese me dergoni ne Shqiperi, jeta ime eshte ne rrezik

I kerkuari nga drejtesia ka deklaruar pas arrestimit se e vetmja ngjashmeri mes tij dhe vrasesit Cokaj, ishte ditelindja e njejte. I arrestuari, eshte baba i kater femijeve dhe dy vjet me pare ishte vendosur ne Mansfield, ku kishte krijuar nje biznes te suksesshem. "Une nuk jam Selami Cokaj. Nese me dergojne ne Shqiperi, atehere jeta ime ka marre fund. Bashkekombesit e mi e kane sajuar kete, pasi ata jane xheloze. Jam shume i frikesuar. Ata mund te bejne gjera te keqija duke me marre femijet, apo duke me vrare gruan. Keta njerez mund te te vrasin per asgje", eshte shprehur i arrestuari, qe pretendonte se nuk ishte Selami Cokaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›