Shfrytezoi nje vajze si prostitute, i dorezohet drejtesise
Tirane-Nje vit pas arrestimit ne Itali eshte sjelle dje ne pranga ne aeroportin e Rinasit, Besnik Bungajaj, i akuzuar per shfrytezim prostitucioni. Burime zyrtare te Policise se Shtetit, bene te ditur se ekstradimi i tij u krye paraditen e djeshme, pas nje bashkepunimi mes Interpol Tirana dhe Roma. Bungajaj, 33 vjec nga Puka, ishte nje nga personat e shumekerkuar nga Interpoli. Emri i tij renditet nder 200 emrat me te kerkuar nga drejtesia shqiptare. Denoncimi i vajzes, per te cilen ai akuzohet se e ka shfrytezuar per disa kohe si prostitute, vuri ne levizje policine dhe drejtesine shqiptare. E demtuara me inicialet E.D, pasi i ka shpetuar trafikanteve, ka treguar se ishte shfrytezuar per qellime perfitimi nga Bungajaj dhe dy persona te tjere, Kujtim Bucpapaj dhe Sabit Kaja. Vajza eshte shfrytezuar fillimisht ne Shqiperi dhe me pas eshte derguar te punoje ne Itali, si prostitute, e detyruar nga keta persona. Mbi bazen e deshmive, ka nisur edhe procesi gjyqesor ndaj autoreve te akuzuar. Ne janar te vitit 2007, gjykata e Tiranes, ka vendosur ne mungese nga Bungajes masen e sigurise se arrestit me burg, me akuzen e "shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese". Ne baze te informacioneve te publikuara nga Interpol Tirana per kete person, policia e vendit fqinj ka rene ne gjurme te te shumekerkuarit dhe ka mundur ta arrestoje ate ne Rome, pikerisht ne nentorin e vitit te kaluar. Pas kryerjes se procedurave perkatese 33-vjecari nga Puka, eshte sjelle dje ne Rinas, me qellim perballjen e tij me akuzat e ngritura. Ai i eshte dorezuar autorieteteve te Drejtorise se Burgjeve dhe shume shpejt pritet qe te dale edhe para togave te zeza.
Denoncimi
E demtuara me inicialet E.D, pasi i ka shpetuar trafikanteve ka treguar se ishte shfrytezuar per qellime perfitimi nga Bungaj dhe dy persona te tjere, Kujtim Bucpapaj dhe Sabit Kaja. Vajza eshte shfrytezuar fillimisht ne Shqiperi dhe me pas, eshte derguar te punoje ne Itali si prostitute, e detyruar nga keta persona.
Arrestimi
Ne janar te vitit 2007 Gjykata e Tiranes, ka vendosur ne mungese ndaj Bungajes, masen e sigurise "arrestit me burg", me akuzen e "shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese". Ne baze te informacioneve te publikuara nga Interpol Tirana per kete person, policia italiane ka mundur ta arrestoje ate ne Rome.