Ashkalinjtë gjakovarë duan të kthehen nga Mali i Zi

Gjakovë, 6 gusht- Gjashtë familje me afro 50 anëtarë të komunitetit AER, refugjatë në Mal të Zi, kanë shprehur dëshirën të kthehen në Gjakovë. Por, me kusht që të kenë vend për strehim dhe kushte për ekzistencë. “J am i gatshëm të kthemë me 15 anëtarë të familjes në vendlindje, në fshatin Kralan, por paraprakisht kërkoj që institucionet e Kosovës apo ato ndërkombëtare, të më sigurojnë objektin e banimit dhe punën për të mbajtur familjen”, ka thënë Agron Arifi të premten, në një takim që ka organizua Këshilli danez për Refugjat, implementues i organizatës HELP, në projektin “ Mbështetje e gjithmbarshëm për refugjatët dhe personat e zhvendosur në Mal të Zi, të financuar nga Unioni Evropian.
Në kuadër të organizimit të vizitës “ Shko dhe Shiko”, kryefamiljarët e 50 anëtarëve të tyre në një takim të përbashkët me përfaqësuesit e Ministrisë për Kthim, autoriteteve komunal të Gjakovës dhe të UNHCR-së, kanë diskutuar shumë çështje rreth kthimit në vatrat e tyre. “ Komuna është e gatshme të pranojë kthimin e të gjitha familjeve, të cilat kanë trojet e tyre këtu dhe përpjekjet nuk do të mungojnë për t’iu siguruar liri të lëvizjes dhe të jetës së përbashkët me shumicën”, ka thënë Mark Komani, drejtor i Drejtorisë së Administratës dhe Personelit (DAP). Ai ka shtuar se komuna për momentin nuk ka mundësi të sigurojë troje, pasi kohë më parë ka ndarë 134 troje për komunitetin minoritar, si dhe në vitin e kaluar edhe 10 troje të tjera në periferi të qytetit dhe në disa lagje në zonat rurale.
Në këtë takim të përbashkët është thënë se UNHCR në bashkëveprim me Ministrin për Kthim, për familjet minoritare të komunës së Gjakovës, refugjatë në Malin e Zi, ka ndarë fonde për ndërtimin e gjashtë shtëpive individuale, ka thënë zyrtari për kthim, Faton Guta.
Një për çështjeve që u shtrua për diskutim ishte mundësia e sigurimit të trojeve për ato familje që nuk kanë pronë të tyre, e që janë të interesuar të kthehen, ndërsa komuna nuk ka tokë të mjaftueshme.
Në procedurën për përfitues të projektit të UNHCR-së dhe MK-së për ndërtimin e 6 shtëpive të banimit, janë Isen e Fek Banushi, Qamil Zymberi, Qamil Museli, Agron Rasimi dhe Sadush Selimi , kryefamiljarë që jetojnë në Prodgoricë dhe në Budvë si refugjatë, dikur banorë të lagjes Psikotë në Gjakovë dhe të fshatit Kralan.