E Shtunë, 31 Tetor 2026

Surroi: Testi i demokracisë për Kosovën

Washington, 6 gusht  - Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se me shpalljen e pavarësisë së Kosovës nuk është shkelur e drejta ndërkombëtare, do ta stabilizojë gjithë rajonin, vlerësoi kryetar i Klubit për Politikën e Jashtme në Kosovë, Veton Surroi në fjalimin para Instituti amerikan për Paqe në Washington.

"Mendoj se vendimi ka efekt të mirë dhe stabilizues nëpër gjithë rajonin, madje edhe për Maqedoninë. Edhe pse Maqedonia drejtpërdrejtë nuk lidhet me mendimin, kjo e përforcon vendimin e saj ta njohë Kosovën dhe të japë qartësi më të madhe juridike, nëse është e nevojshme", deklaroi Surroi.

Siç njofton Zëri i Amerikës, Surroi shpreson se vendimi i Gjykatës do ta bashkojë Evropën dhe do t'i inkurajojë edhe shtetet e tjera ta njohin sovranitetin e Kosovës.

Sipas Surroit, me Kosovë të pavarur si realitet i ri i Ballkanit, idetë për ndarjen e tij i takojnë së kaluarës dhe janë të këqija, pasi që do të shkaktonin kthimin e kohës së luftërave, këmbimi i popullatës dhe territoreve, ndërsa rajoni për 10 vjet duhet tërësisht të integrohet në BE.

"Ndarja është ide e keqe, jo vetëm për Kosovën, por edhe për shtete e tjeta të ish Jugosllavisë. Kur isha i involvuar të ndihmojë rreth Marrëveshjes së Ohrit edhe atëherë kam qenë kundër ndarjes së Maqedonisë, pasi që konsideroja se kjo është ide e keqe për Maqedoninë, maqedonasit, shqiptarët dhe për të gjithë të tjerët", deklaroi Surroi.

Surroi, i cili njëherit është edhe publicist dhe analist i njohur, thekson se është e nevojshme prezenca e fuqishme e SHBA-së në Kosovë edhe në 12 muajt e ardhshëm, si një ndër garantët më të mëdhenj të integritetit territorial dhe sovranitetit.

Mungesa e vullnetit politik dhe korrupsionit janë probleme akute në Kosovë, thotë Surroi, duke shtuar se Misioni i BE-së - EULEX duhet të ndihmojë në këtë kontekst dhe t'i mbështesë institucionet kosovare. Sipas tij, 12 muajt e ardhshëm do të jenë test për demokracinë në Kosovë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›