Thaçi: Skeptikët, zëra të painformuar për sukseset e Kosovës

Prekaz, 6 gusht – Dy ditë pas miratimit të projektligjit për vlerat e luftës në Qeverinë e Kosovës, kryeministri Thaçi, i shoqëruar nga zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Idriz Vehapi, ka inspektuar punimet në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz.
Ai është pritur nga kryetari i Komunës, Sami Lushtaku, me bashkëpunëtorë, përfaqësuesi
i familjes Bekim Jashari, dhe menaxheri i kompanisë që po i kryen punimet. “Qeveria do të vazhdojë t’i kryej obligimet e veta karshi Memorialit kushtuar komandantit legjendar dhe familjes së tij, simbolit të sakrificave e të përpjekjeve shekullore të popullit tonë për pavarësi dhe shtet”, ka deklaruar kryeministri i vendit.
Thaçi ka premtuar se do të vazhdohet me angazhime dhe përkushtime për përmbylljen me kohë të gjitha punimeve në Kompleks, për të cilin ka thënë se bashkon të gjithë shqiptarët, në të cilin të gjithë marrin energji të reja për të ardhmen dhe për ruajtjen e kultivimin e vlerave kombëtare për të kaluarën.
Sipas kryeministrit, përfundimi i Kompleksit është edhe më i rëndësishëm tash “kur kemi nxjerrë projektligjin për veteranët e luftës, familjet e dëshmorëve, invalidët, civilët e vrarë, familjet e të zhdukurve, që përfshijnë periudhën prej 1945 deri në shtator të vitit 1999”.
Thaçit, si duket i erdhi mirë kur u pyet se mos është i vonuar miratimi i projektligjit për vlerat e luftës, pasi konstatoi se ai është tepër i vonuar. “Ka qenë i vonuar, por ndihem tepër krenar që e kam realizuar këtë projektligj. Kemi obligim, jo vetëm moral por edhe ligjor dhe kushtetues. Pas 11 vitesh të heshtjes, ky projektligj ka kaluar në Qeverinë e Kosovës, do të kalojë edhe në komisionet parlamentare, por edhe në Parlamentin e Kosovës”, ka konstatuar ai, për të shtuar se projektligji ka një kosto të lartë, por sakrifica e njerëzve është edhe më e madhe, prandaj do të vazhdojnë zbatimin e tij.
Lidhur me propozimin për zëvendësimin e Rezolutës 1244, me një te re nga KS i OKB-së, kryeministri ka thënë se për këtë Qeveria ka qëndrime unike dhe është shprehur i kënaqur me paraqitjen e ministrit Hyseni në KS. “Unë i kuptojë zërat e ndryshëm, por ne kemi prezantuar një politikë dhe diplomaci unike si shtet. Kjo është një fitore historike dhe e jashtëzakonshme e Qeverisë, si dhe palës kosovare në GJND”, është shprehur Thaçi.
Ai mandej ka deklaruar se tani duhet të lëvizim përpara, në mënyrë që Kosova të integrohet në NATO dhe BE, por edhe në OKB. “Njerëzit që mendojnë se nuk mund të anëtarësohet Kosova në OKB, kanë qenë skeptikë edhe për lirinë e Kosovës, si dhe për opinionin e GJND-së, prandaj janë zëra të ndryshëm që nuk janë të informuar për sukseset historike të Kosovës dhe diplomacisë së saj”, ka spikatur ai.
Në fund i pyetur se ky ligj a vlen edhe për serbët, i pari i Ekzekutivit të Kosovës ka thënë se gjithçka është e planifikuar dhe e qartësuar në projektligj. “është një projektligj që bashkon të gjithë, në veçanti respekton njerëzit me uniformë të UçK-së, dhe në të njëjtën kohë të gjithë qytetarët që kanë kontribuar për lirinë e vendit. Nga ky projektligj përfitojnë të gjithë ata qe kanë punuar dhe luftuar për çlirimin e vendit dhe largimin e Serbisë nga Kosova”, ka përfunduar Thaçi.