Duke kërkuar të drejtën në Kosovë, Serbia humb BE-në

Munich, 6 gusht – Gazeta gjermane “Sueddeutsche Zeitung” shkruan sot për tërheqjen e vërejtjes Beogradit nga BE-ja, ku bëhet fjalë për raportin e tij nga Kosovës, si dhe ndaj vërejtjeve me të cilat ballafaqohet Beogradi. BE, shkruan kjo gazetë, kërkon nga Beogradi më shumë pragmatizëm kur është fjala për çështjen e Kosovës.
“Përfaqësuesit e pushtetit në Beograd thuaja çdo ditë përsërisin dy fjali: ‘Kurrë s’do të pranojmë pavarësinë e Kosovës’ dhe ‘qëllimi më i rëndësishëm i politikës së jashtme të Serbisë mbetet hyrja në BE’. Këto nuk kanë ndryshuar as pas Mendimit të GJND-së mbi legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës (Gjykata ka vlerësuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare). Ndërkaq, disfata në Hagë nuk ka sjellë ndryshimin e mendimit në Beograd. Në vend të kësaj, qeveria i ka dërguar një rezolutë Kombeve të Bashkuara me të cilën kërkon fillimin e negociatave të reja mbi çështje të hapura ndërmjet Serbisë e Kosovës. Kësaj i përket edhe çështja e statusit të kësaj krahine të dikurshme. Rezoluta është dorëzuar pa u konsultuar me BE-në dhe ka ngjallur kundërshtime në qarqet diplomatike në Perëndim. Shumica e shteteve të BE-së, çështjen e statusit të Kosovës e sheh si një punë të kryer. Këto shtete mbështesin vetëm nisjen e bisedimeve për çështje praktike ndërmjet dy shteteve ballkanike”, thekson “Sueddeutsche Zeitung”.
Kjo gazetë në vazhdim shkruan se “anëtarët e mëdha të BE-së ndaj qëndrimit kryeneç të Serbisë rreth çështjes së Kosovës shikojnë si në një obstruksion. Këto shtete gjatë debatit të fundit në Këshillin e Sigurimit të KB i bënë thirrje Serbisë që, duke pasur parasysh vendimin e gjykatës në Hagë, të pranojë realitetin. Një këshillë e qartë iu bë nga zëvendësi i ambasadorit britanik në KB, Philip Pharma. Ai është shprehur se çdo përpjekje e Beogradit për të minuar pavarësinë e Kosovës do të ketë për pasojë konfrontimin me shtetet që kanë njohur Kosovën dhe që kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Prishtinën”.
“Sueddeutsche Zeitung” shkruan po ashtu se “qeveria e Beogradit duhet të jetë pragmatike kur është fjala për çështjen e Kosovës, nëse nuk dëshiron të dëmtojë integrimin e Serbisë me BE-në. Shumica e vëzhguesve konsiderojnë se është e paimagjinueshme që Serbia të bëhet anëtare e BE-së, nëse nuk ndal insistimin mbi të drejtën në Kosovë.