Taksa për regjistrimin e semestrave në UP me të vjetrën

Prishtinë, 5 gusht - Rektorati i Universitetit të Prishtinës ka njoftuar studentët, të cilët i kanë plotësuar kriteret dhe janë pranuar në Universitetin e Prishtinës, se për regjistrimin e semestrit për vitin e ri akademik 2010/2011 duhet ta paguajnë tarifën prej 50 euro, ashtu siç ka qenë edhe në vitin paraprak, pasi që, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ende nuk ka marrë vendim për ndryshimin e saj.
Informata nga Rektorati thekson se për semestrat në vijim, studentët dhe opinioni do të njoftohen me kohë, varësisht nga vendimet që i merr MASHT-i.
Siç dihet propozimi i Rektoratit të Universitetit të Prishtinës që tarifa për regjistrimin e semestrit prej 50 euro të ngrihet në 90 euro ka ngjallur reagime të shumta ndër studentë, për çka në forma të ndryshme kanë shprehur pakënaqësinë e tyre organizatat studentore.