E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ashpërsohen marrëdhëniet Greqi-Maqedoni

16/03/2005  Ashpërsohen marrëdhëniet mes Greqisë dhe Maqedonisë, pasi shteti helen nuk ka lejuar avionin e Vlado Buçkovskit të udhëtonte mbi Greqi. Maqedonia protestoi zyrtarisht pranë autoriteteve të Athinës, pasi avioni i Kryeministrit Vllado Buçkovski u pengua të fluturonte mbi territorin grek. Kryeministri maqedonas do të shkonte për një vizitë në Turqi në bordin e avionit qeveritar, kur autoritete e Athinës kanë komunikuar se avioni nuk ishte i autorizuar të fluturonte në hapësirën ajrore greke. Pas këtij vendimi, ministrja e Jashtme maqedonase, Ilinka Mitreva, protestoi pranë përfaqësuesve grekë në Maqedoni, duke deklaruar se "ky veprim shkon kundër marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë". Greqia prej vitit 1991, ka bllokuar njohjen e Maqedonisë me këtë emër, të cilin Greqia e konsideron si pasuri kombëtare. Një krahinë në veri të Greqisë quhet gjithashtu Maqedoni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›